• |
ide | kryesore

Rio Ferdinand bën merkaton e… Newcastle: “Do të merrja këta tre lojtarë”

-Instant, Sport



Ndryshimi i pronësisë te Newcastle, me ardhjen e princit saudit, ka emocionuar vërtet tifozët e klubit Magpies. Në Premier League së shpejti mund të ketë një fuqi tjetër ekonomike të aftë të krijojë një ekip me peshë absolute, që të konkurrojë me klubet më të njohura. E kështu gjithcka spostohet në fushatën e blerjeve, të paktën në atë të bërë nga fansat dhe opinionistët, që po shpejtojnë të fantazojnë. Cilat do të jenë goditjet e para të drejtuesve të rinj? Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi historik i Manchester United dhe ekipit kombëtar anglez, është përpjekur t’i përgjigjet pyetjes, në podkastin e tij Five, duke bërë… merkaton e Magpies.

“Do të përmend disa opsione të çmendura që, megjithatë, mund të jenë realiste”, filloi Rio Ferdinand. “Nëse do të isha në vendin e pronarit të ri, do të isha i kujdesshëm ndaj lojtarëve si Raheem Sterling. Nuk luan rregullisht, kështu që do ta kontaktoja. Gjithashtu do të konsideroja opsionin Declan Rice. Këta janë dy lojtarët që do të ishin në krye të listës sime. Do të bëja më të mirën për t’i marrë ata. Pastaj do të përpiqesha të blija edhe Jesse Lingard i cili nuk është një lojtar i rëndësishëm te Manchester United”. Për ata që presin goditjet me efekt edhe përtej fushës, ish-mbrojtësi ka komentuar: “Sigurisht, hipoteza e Kylian Mbappé është shumë imagjinative, kështu që unë do të kërkoja për djem që nuk janë themelorë në klubet kryesore si Manchester United, Chelsea dhe City. Gjithashtu, do të kërkoja për talentë të rinj në të gjithë botën për t’i patur në organikë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *