• |
ide | kryesore

Video/ Dygolësh i Messit errëson Mbappe në fitoren e PSG: Griezmann tremb Liverpool me dy gola, pastaj del me të kuqe

-Instant, F1, Sport, Video



Lumë golash në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve ku spikasin goleadat e Manchester City dhe Real Madrid: ekipi i Guardiolës fitoi 5-1 në Bruges, të besuarit e Ancelotti mposhtën Shakhtar 5-0. Fitore e madhe e Liverpool, që vuan për të kaluar 3-2 Atletico Madrid në Grupin B, ndërsa Milan i jep lamtumirën kualifikimit. Rezultat i njëjtë 3-2 edhe për PSG e tërhequr nga Messi (dygolësh) në suksesin kundër Leipzig. Fitore edhe për Sporting Lisbonën dhe Ajaxin.

GRUPI A
Lëkundje emocionesh në Parc des Princes, me rikuperime të vazhdueshme mes Psg dhe Leipzig: në fund janë parizianët ata që fitojnë 3-2 dhe kështu mbajnë vendin e parë në grup me shtatë pikë. Mbappè i jep kryesimin PSG në minutën e 9, Andrè Silva dhe Mukiele përmbysën rezultatin mes pjesës së parë dhe të dytë. Duket si një kolaps për të besuarit e Pochettinos, por Messi është i ekzaltuar e me një dygolësh mes minutës së 67’dhe 74’ (një me penallti) e ktheu ekipin e tij në avantazh: gjermanët nuk rikuperojnë dot më, duke mbetur në zero pikë. Në të vërtetë, në shtesë Mbappè humbi penalltinë e pokerit të mundshëm. PSG rimerr vendin e parë ndaj Manchester City që më herët kishte shkatërruar Bruges 5-1 jashtë fushe.

GRUPI B
Liverpool nuk ndalet dhe mposhti Atleticon në Wanda Metropolitano 3-2, duke arritur pikët e plota në grup, duke i lënë spanjollët me katër pikë, po aq sa Porto, pas fitores me Milanin që ka mbetur me zero pikë. Goli dhe spektakël në pjesën e parë me Liverpoolin që shkoi në avantazh të dyfishtë 2-0 në vetëm pesë minuta: Salah në të 8′ dhe Keita në të 13′ u duk se e mbyllën lojën, por më pas Griezmann ekzaltohet me një dygolësh (20′ dhe 34′) duke barazuar rezultatin. Francezi është protagonist për mirë e për keq, sepse në minutën e 52 ndëshkohet me karton të kuq të drejtpërdrejtë, duke lënë Colchoneros me 10 lojtarë. Me një njeri më pak, Simeone ngre murin, ndërsa Klopp përpiqet të rigjejë fitoren: presingu i Reds materializohet një çerek ore nga fundi me penalltinë e konvertuar nga Salah për 3-2 përfundimtar. Milan humb 1-0 në trasfertë me Porton e pëson humbjen e tretë në po aq ndeshje në Champions League. Vendosi e djathta e Luis Diaz në minutën e 65′ (që u kontestua fort nga italianët për një kontakt Taremi-Bennacer).





GRUPI C
Marshimi i Ajaxit vazhdon drejt raundit të 1/8: Heshtarët nënshkruan fitoren e tretë radhazi, duke kapërcyer gjithashtu Borussia Dortmund 4-0 me një autogol të Reus dhe një gol të Blind në pjesën e parë, pastaj në minutën e 57 Antony dhe në të 72′ Haller mbyllën llogaritë. Ajaksi ka pikë të plota, ndërsa gjermanët mbeten në gjashtë pikë. Festivali i golave edhe në Stamboll ku Sporting Lisbona arrin të pushtojë stadiumin e Besiktas 4-1. Tre pikët e para për Sporting, ndërsa turqit qëndrojnë në zero.

GRUPI D
Real Madridi shkatërron Shakhtar Donetsk dhe merengues arrijnë në kuotën gjashtë pikë në grup, duke shlyer humbjen kundër Sheriff Tiraspol në raundin e dytë. Autogoli i Kryvtsov në minutën e 37 i dha avantazhin skuadrës së Ancelottit, në pjesën e dytë Vinicius magjepsi me një dygolësh në vetëm pesë minuta mes të 51 dhe 56. Pastaj Rodrygo nënshkroi pokerin në minutën e 65 dhe Benzema i dha përmasa fitores me 5-0 përfundimtar. Ukrainasit nuk janë në gjendje të ngrihen dhe për këtë arsye mbeten vetëm me një pikë në renditje. Inter nuk gaboi e ngrihet në këmbë. Në raundin e tretë të grupit, skuadra e Inzaghit mposhti 3-1 Sheriff-Tiraspol e kthehet në lojë për kalimin e fazës. Në San Siro një ndeshje me shumë raste. Zikaltrit zhbllokuan ndeshjen me të majtën fluturimthi të Dzekos (34′), pastaj në pjesën e dytë Thill (52′) barazoi me goditje dënimi, por Vidal (58′) e De Vrij (67′) mbyllën ndeshjen.

Group A Champions League
Club Brugge 1-5 Manchester City
Paris Saint-Germain 3-2 RB Leipzig
Group B Champions League
Atletico Madrid 2-3 Liverpool
FC Porto 1-0 AC Milan
Group C Champions League
Besiktas 1-4 Sporting CP
Ajax 4-0 Borussia Dortmund
Group D Champions League
Inter 3-1 FC Sheriff
Shakhtar Donetsk 0-5 Real Madrid



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *