• |
ide | kryesore

Video/ Fitorja e parë e Laçit në kampionat, një kthim në të kaluarën: kundër Kastriotit vendosi Mazrekajt

-Instant, F1, Sport, Video



Në pak kohë në dispozicion e me pak zgjedhje nga pankina për të bërë, ishte e qartë se ndryshimi do të ishte vetëm taktik. Kjo ishte mënyra me të cilën Sero Noka udhëhoqi skuadrën bardhezi drejt suksesit të parë në kampionat, pikërisht në javën e 6 të Superiores, duke lënë vendin e fundit të renditjes, në duart e Skënderbeut.

Sero Noka, asistenti i Shpëtim Duros në sezonin e fundit, ku Laci bëri mirë në kampionat e Kupat e Europës, të paktën për këtë ndeshje me Kastriotin i dha një shkundje ambjentit, me suksesin 0-1 kundër Kastriotit, ku vendosi goli i Mazrekajt në minutën e 72. Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadra por rastet më të pastra i takuan kurbinasve, edhe pse zgjidhja erdhi vetëm në mesin e pjesës së dytë. Mungesa e Zarubicës nuk ishte dicka e vogël e ndoshta ndikoi edhe në rezultat, duke qenë se malazezi ishte golashënuesi më i mirë i bardhezinjve me 4 gola.

Epidosi që vendosi ndeshjen erdhi në pjesën e dytë, në minutën e 72, ku pas një krosimi të Roganoviç, nuk gaboi Mazrekaj në konkluzionin e tij, duke shënuar golin e fitores për kurbinasit. Kaq mjaftoi, që Laçi të arrinte fitoren e parë në kampionat duke dalë nga zona e rënies nga kategoria. Ndoshta nuk është rastësi, që sapo u rikthye sistemi i lojës me të cilin dyshja Duro-Noka punuan në sezonin e kaluar, Mazrekaj u kthye të jetë protagonist. E ky Lac ka nevojë për lojtarin e tij simbol.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *