• |
ide | kryesore

Vlorë/ Gjendet një makinë e shkrumbuar nga flakët, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

-Instant, Lajme, Të fundit



Një automjet është gjetur tërësisht i djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Vlorës. Makina tip “Reno” është djegur gjatë orëve të para të ditës në lagjen Partizani teksa ishte e parkuar para një banese. Sipas informacioneve, dyshohet se ky mund të ketë qenë një veprim i qëllimshëm. Kjo pasi, mësohet se 4 ditë më parë, disa shtetas të paidentifikuar e kishin spërkatur makinën me benzinë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *