• |
ide | kryesore

Kupa e Shqipërisë/ Dinamo kërkon të harrojë derbin e kampionatit, Kukësit u duhen dy gola ndaj Egnatias

-Instant, F1, Sport



16 skuadra kërkojnë kalimin në tetë më të mirat e Kupës së Shqipërisë, kur të vihen përballë në mesjavë për ndeshjet e kthimit të raundit të dytë të kompeticionit. Natyrisht për disa fatet janë vendosur, por përpjekjet e mëdha nuk do të mungojnë, duke filluar nga derbi i kryeqytetit të enjten, i treti radhazi mes kampionatit e Kupës, që ka parë fitues Dinamon 2-0 në vajtje, por me blutë të shkatërruar 4-0 në kampionat pak ditë më pas. Tani Tirana kërkon një përmbysje në kthim, në kohën kur skuadra e Shkëmbit është kapur fort pas dy golave të ndeshjes së parë, me shpresën se do të eleminojë kryesuesit e kampionatit që humbjen e vetme e kanë pikërisht në Kupë me Dinamon.

Me avantazhin e një gol zbret në fushë Partizani, që duhet të bëjë kujdes sepse sfida me macen e zezë, Besëlidhjen nuk ka përfunduar ende. Lezhianët i kanë eleminuar dy herë të kuqtë në vitet e fundit, por fitorja në ndeshjen e parë është një avantazh i mirë për Dajën, që duhet të lërë pas momentin e errët në kampionat. Duhet të jetë e thjeshtë për Teutën, që e prêt Korabin të mërkurën, pasi e ka mundur 1-0 në Peshkopi. Nuk është rezultati më i sigurtë, por gjithësesi duhet ti mjaftojë kampionëve në fuqi, që kanë në plan të vazhdojnë me turnoverin. Dy gola në transfertë janë garancia e Vllaznisë, kur në Loro Borici të mbërrijë Pogradeci. Fakti që skuadra e Brdaric nuk ka pësuar në ndeshjen e parë e bën të jetë me një këmbë në tetëshe.

Laci i Josës do të vazhdojë të ketë 100% fitore me teknikun në pankinë dhe është një frymë që bardhezinjtë duan ta mbajnë gjallë edhe në kthim me Tomorrin. Beratasit janë mundur në shtëpi 1-0 dhe përmbysja në Lac nuk është nga ato që ndodhin cdo ditë. Misionin më të vështirë e ka Kukësi dhe Longo e di se duhet të bëjë të pamundur për ta arritur. Humbja 3-1 në Peqin me Egnatian i ka kompromentuar shumë pozitat e veri lindorëve, që kanë nevojë për dy gola për të mos dalë kaq shpejt nga njëri prej objektivëve. Kështu, të gjithë titullarët në fushë, në përpjekje për të mposhtur të besuarit e Maganit, një që nga mbrojtja kupton mirë. Skënderbeu-Bylis e Kastrioti-Flamurtari janë ndeshjet e vetme që nuk kanë patur fitues në sfidat e para, me vendasit favoritë për tu kualifikuar….

KUPA E SHQIPËRISË, RAUNDI I DYTË KTHIMI
17/11/2021
Teuta 13 : 30 Korabi (1-0)
Skënderbeu 13 : 30 Bylis (1-1)
Vllaznia 13 : 30 Pogradeci (2-0)
Laçi 13 : 30 Tomori (1-0)
Kastrioti 13 : 30 Flamurtari (0-0)
Kukësi 13 : 30 Egnatia (1-3)
Partizani 13 : 30 Besëlidhja (1-0)
18/11/2021
Tirana 19 : 45 Dinamo (0-2)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *