• |
ide | kryesore

Beteja për prime-time/Basha-Berisha, sonte përballja e parë televizive

-Instant, Arkiva



Të gjithë ndjekësit e telenovelës brenda PD-së sonte do të kenë mundësinë për herë të parë të ndjekin brenda të njëjtës ditë edhe versionin e Bashës edhe atë të Berishës për atë që po ndodh në shtëpinë e demokratëve. Të dy përfaqësuesit e dy grupimeve do të flasin sonte në intervista, njëri për VOA dhe tjetri për Top Channel.

Nga ana e tij Berisha po bën lajm me faktin se kjo është hera e parë që pas shpalljes non grata nga SHBA ai do të flasë për radion publike të këtij vendi, Zëri i Amerikës. Sipas promos së intervistës me gazetarin Armand Mero që do të transmetohen në ora 18 00, Berisha ka deklaruar se nuk ka ndërmend të krijojë parti të re por të rithemelojë PD-në në kuvendin e 11 dhjetorit.

Lexo me tej:

Berisha për Zërin e Amerikës: “Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër”

Nga ana e tij Lulzim Basha do të jetë në Open sonte në 21 00. Kjo është hera e parë që kryetari i PD-së do të zhvillojë një intervistë të gjatë përballë Enton Abilekjat, Arion Sulos dhe Robert Rakipllarit, pas disa intervistave që më shumë janë dukur si qoka me pyetje të parapërgatitura.

Pra për të gjithë kureshtarët e betejës së brendëshme të demokratëve sot është një ditë ku mund të shuajnë kuriozitetin për qëndrimet e dy liderëve. Si për ta plotësuar pazëllin e përplasjes mediatike edhe kryeministri Rama do të flasë sonte në 20 45 tek “Të paekspozuarit” e Ylli Rakipit përballë Armand Shkullakut dhe Andi Telës.

©Lapsi.al

 



8 Comments

  1. ARRESTOHET YMER GELBAZA KELLIRA ,U KAP DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRROK CUPIT AFER ZYRES SE LAL DHJERIT thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA DO TE VJEDHE CA FOTO ARMINA MEVLANIT DHE DO SHKOJ TE MASTUBON AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT ATY TE CEPI I KOSHAVA TE PLEHRAVE

  2. Basha si Enverist i vertete se do Bushatin se ja nxjerr te palarat. Te kishte internim do ta kishte internuar Bushatin si ze i lire qe eshte. Uff kush do ta shikoj mashtruesin qe do thote vetem genjeshtra.

  3. Sali Berisha thotë se dosja e Bashës për lidhjet me paratë ruse, erdhi në Tiranë nga SHBA, por ambasadorja Yuri Kim e mbajti në sirtar për ti bërë shantazh Bashës.

    D.m.th ky njeri çdo gjë të ndyrë që ka bërë vetë gjithë jetën mendon se e bën gjithkush kundër tij, duke u përpjekur të bëj qesharak shtetin amerikan

  4. Ne kete situate te sotme, n q se Partia Demokratike riorganizohet dhe kerkon zgjedhje te reja, merr pa frike mbi 70 % te votave. Pakenaqesia per qeverisjen e tanishme eshte si asnjehere tjeter. Ketu mire we eshte nje skamje, nje kaos, nje korrupsion i papare, por ketu po shkaterrohet edhe shtresa e mesme, keta po punojne me cdo menyre vetem per te pasuruar disa njerez me taksat e popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *