• |
ide | kryesore

Superiore, përplasen ndjekësit: Tirana kryesuese tenton arratinë me vendin e fundit

-Instant, Sport



Në letër mund të jetë java e Tiranës, por në praktikë bardheblutë e kanë të provuar se llogaritë nuk dalin. Në një kampionat me diferenca të vogla, duhet bërë maksimumi për të cuar në shtëpi rezultatin dhe Shehi pikërisht këtë ka ndërmend të bëjë përbvallë Kastriotit të vendit të fundit, një ndeshje që mund ti japë qetësi më të madhe renditjes, se një pikëshi që e ndan nga Kukësi. Pikërisht kështu, sepse në kohë kur ekstremet e renditjes të përballen të martën në Arenën Kombëtare, të gjithë ndjekësit përplasen me njëri-tjetrin.

Shkëmbi duhet të bëjë llogarinë me të shkuarën, kur Dinamo e tij të zbresë në fushë kundër Teutës. Blutë janë me moralin përtokë pas një pesëshe të marrë nga Laci, rezultati më i rëndë i këtij sezoni, ndërsa Arapi është në kërkim të fitores së parë si trajner, pas debutimit me 1-1 ndaj Vllaznisë. Beteja direkte për mbijetesë luhet të mërkurën në Korçë, ku Skënderbeu do të presë Egnatian, një një moment pak brilant të rrogozhinasve, në katër ndeshje radhazi pa fitore e dy të fundit humbje.

Në Shkodër, Vllaznia nuk mund ti lejojë tjetër ngadalësim vetes që të mos rrisë edhe më shumë hendekun e 7 pikëve që e ndan nga kreu. Partizani megjithatë nuk është një kundërshtar i thjeshtë, për më tepër që për herë të parë në këtë kampionat Daja ka vendosur tre fitore radhazi, duke mbërritur tani 2 pikë nga shkodranët dhe në garë të plotë për Europën.

E vetmja ndeshje e të enjtes, po në Arenën Kombëtare përball ambicjet e dy prej rivalëve më të kuotuar të Tiranës. Kukësi nuk dëshiron ti lejojë arratinë kryeqytetasve, por duhet të mundë Lacin e Josës që udhëton me shpejtësi drejt kreut. Kurbinasit janë konsideruar gjithnjë më lart nga Longo, por sfida direkte gjen Blutë me 8 pikë më shumë dhe nëse Kukësi mund të suportojë edhe ndonjë hap fals, kjo nuk mund të thuhet shumë për bardhezinjtë…

SUPERIORE, JAVA 12
07/12/21
Tirana            16 : 45 Kastrioti  (Arena Kombëtare)
Dinamo         16 : 45 Teuta        (Elbasan Arena)
08/12/21
Skënderbeu  16 : 45 Egnatia    (Stadiumi Skënderbeu)
Vllaznia         16 : 45 Partizani  (Loro Boriçi)
09/12/21
Kukësi            13 : 45 Laçi          (Arena Kombëtare)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *