• |
ide | kryesore

Inter i zgjidh kontratën, Milan elozhe Eriksen: “Një mëkat të humbasësh një kundërshtar të madh”

-Instant, Sport



Ashtu si ishte paralajmëruar, Christian Eriksen përshëndet Interin dhe futbollin italian. Shoqëria zikaltër njoftoi me një shënim zyrtar zgjidhjen konsensuale të kontratës me lojtarin danez: “FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për zgjidhjen konsensuale të kontratës së Christian Eriksen. Klubi dhe e gjithë familja zikatër përqafojnë futbollistin dhe i urojmë më të mirën për të ardhmen e tij. Edhe pse sot rrugët e Inter dhe Christian ndahen, do të mbetet një lidhje e fortë dhe e pazgjidhshme. Momentet më të mira, golat dhe fitoret, përqafimi i tifozëve jashtë San Siros për të festuar titullin: çdo gjë do të mbetet gjithmonë e fiksuar në historinë zikaltër”.

E pas përfundimit të kontratës mes Interit dhe Christian Eriksen, në rrjetet sociale kanë mbërritur përshëndetje dhe nderime jo vetëm nga Interi dhe disa flamuj zikaltër, por edhe nga kundërshtarët. Përfshirë Milanin. “I urojmë Christianit më të mirën për të ardhmen e tij, është mëkat të humbasësh një njeri të madh dhe një kundërshtar të madh”, shkruhet në profilin e klubit të AC Milan në Twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *