• |
ide | kryesore

“Ndeshja me Atalantën e parregullt”: Udinese kërkon të anullojë humbjen 6-2 në Apel

-Instant, Sport



Nuk shuhet zemërimi i Udineses që luajti ndeshjen ndaj Atalantës në emegjencën Covid-19 dhe sot regjistroi dy pozitivitete të reja, një lojtar dje në fushë dhe një anëtar i grupit të ekipit. Pikërisht nga kjo ka lindur synimi i klubit friulian për të prezantuar apelimin tek Gjykatësi sportiv për rregullsinë e ndeshjes së humbur 6-2 ndaj zikaltërve. Lojtari i infektuar, në fakt, i ishte nënshtruar izolimit nga Autoritetet Shëndetësore Lokale, për t’u rehabilituar nga Lega falë apelit që fitoi në Gjykatën Administrative Rajonale.

KOMUNIKATA E KLUBIT
“Udinese Calcio njofton se ka paraqitur një njoftim apelimi tek Gjykatësi sportiv i Lega Serie A kundër rregullsisë së ndeshjes së kampionatit Udinese – Atalanta të mbajtur më 9 janar 2022”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *