• |
ide | kryesore

Nga legalizimi i kanabisit te amnistia për paratë e emigrantëve, Rama pyet shqiptarët për 12 çështje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama ka nisur një eksperiment tjetër si një përpjekje për të përfshirë qytetarët në vendimarrje dhe në një kohë kur gjithnjë e më shumë po konsolidohet ideja se jetojmë në regjimin e një njeriu parti-shtet. Qeveria ka hartuar një pyetësor për 12 çështje, për të cilat kërkon mendimin e shqiptarëve. Çdo person mbi moshën 18 vjeç ka të drejtën të zgjedhë një nga tre alternativat që gjenden në formular.

Në mesin e pyetjeve për qytetarët ka çështje si a duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtje të veçantë sociale nga shteti.

“Ka njerëz që thonë se nënat që rrisin tre ose më shumë fëmijë të mitur duhet të përfitojnë mbrojtje të veçantësociale nga shteti. Të tjerë thonë se shteti nuk duhet të bëjë diferencime as në këtë rast. Si mendoni ju?” – pyetet në formular.

Po ashtu, Rama pyet shqiptarët nëse Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit si dhe a duhet dyfishuar dënimin për ta dhe duke hequr të drejtën e gjykimit të shkurtuar për autorët që kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve.

“Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit, duke e dyfishuar dënimin për ta dhe duke hequr të drejtën e gjykimit të shkurtuar për autorët që kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve. Të tjerë thonë se dënimet në fuqi janë të mjaftueshme për përsëritësit dhe dhunuesit ndaj familjes e fëmijëve. Cili është mendimi juaj?” – pyetet në formular.

Nuk lihet jashtë vëmendjes as pagat, ku formulari përmban pyetje që lidhen me denoncuesit e pagave fiktive dhe nëse këta persona duhet të mbrohen ata nga shteti si dhe a duhet të vijojnë të punojnë ata që kanë marrës statusin e pensionistit.

“Ka njerëz që thonë se të punësuarit, që denoncojnë metoda të pagave fiktive nga punëdhënësi, duhet të mbrohen nga shteti me dëmshpërblim financiar në rast largimi të padrejtë nga puna kur denoncimi i tyre vërtetohet, ndërsa punëdhënësi në fjalë duhet penalizuar me ashpërsim të masave në fuqi. Të tjerë thonë që masat në fuqi ndaj punëdhënsve që abuzojnë me pagat e punonjësve janë të mjaftueshme. Si mendoni ju?”

Çështje të tjera që pyeten në formular janë ajo e amnistia e parave të fituara në emigracion, lejimi kultivimit, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak, detyrim vendosja e certifikatës së vaksinimit në ambientet publike, shtimi gjobave ndaj evazorëve fiskal, shtim ndëshkimi ndotësve të mjedisit, pezullim të gjyqtarëve dhe prokurorëve nëse vendosin haptas në kundërshtim me ligjin çështjet në pyetësor.



13 Comments

  1. Pse Shqiperia prodhon vetem lider diktatore dhe antishqiptare?
    Duhet t’ia bejme vetes seriozisht kete pyetje…

    1. Nje populli qe nuk i punon fantazia qe nuk kupton te bukuren do te pjelle vetem kelyshe gjakatare. Tani vazhdoni hani nje paçe tallava, dhe nje yp xhixhi!

    1. Këtyre deleve bëru pyetjen ose më mirë pregatitni gratë gocat me ju a shkërdhye se ky popull për partinë e punës rilindjen edhe sumën e jep ……

  2. Po per REFERENDUMET ti kemi ME KUSHTETUTE si Zviceranet perse nuk ta ka qejfi.

    Per shembull:

    Une dua te shtosh dhe nje pyetje:

    A duhet RUGA E KOMBIT dhe rruget Kombetare te jene me Pagese??????????????

    1. Pyetjet kane te bejne me burimet ku ai vjedh lek, nuk perfshihen ne pyetsor. Dhe ato qe perfshihen ne pyetsor, dhe kete pyetsor e ka per te kalu kohen me patronazhistet dhe noj rrotkari qe i beson, dhe do fshije bythen me gjithe pyetsore dhe idete e tyre. Ky qe nuk pyet asnje njeri pervec Sorrosit, do pyese njerezit:))).

      O Ramazan, nese do opinionin e Shqiptareve per ceshtje madhore, eshte referendumi. Aty pastaj ske nga e luan bythen. Mendo, as te niveli i Berishes i 1996 qe beri referendum e humbi nuk shkon Ramazani, pupupu.

  3. Eshte as me shume e as me pak dekriminalizimi gjithe individeve dhe parave te pista te ardhura nga droga dhe prostitucioni

  4. PO PER RROGAT 200000 ERO QE MARRIN NE SHQIPERI PSE PYET MORE PERVERS KUJ JA HEDH TI KETIJ POPULLI FAKIR PO NE QOFTE SE OSHE TE VENDAS GABIM 150000 LEK DHE DUHET TI PAGUASH PER GABIMIN KOSH PAGUAN PERVERS PO PER SPITALIN QE DUHET ME DHENE PARAT NEN DORE PSE SPYET PO PER MAFJEN QE E LIRON NGA BURGU PSE SPYET PERVERS PO PER PALLATET SHUMEKATESHE NE TIRAN E KUDO ME PARATE E GROGES PSE SPYET PERVES PO PER 300 KESHILLTARET E TU DHE TE VELIS PSE SPYET PERVES.DROGEN MERRE MBJELLE NE SURREL.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *