• |
ide | kryesore

Prag lufte/ Vendet europiane apel qytetarëve të tyre: Ikni nga Ukraina!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një mori vendesh u kanë kërkuar shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina, mes paralajmërimeve në rritje për një pushtim rus. Zyra e jashtme britanike tha se të gjithë shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar “duhet të largohen tani teksa mjetet tregtare janë ende në dispozicion”.

Udhëheqësit e NATO-s kanë mbajtur një takim, pas të cilit Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se blloku qëndronte “i bashkuar dhe i përgatitur për çdo skenar”. Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se ka grumbulluar më shumë se 100 mijë trupa pranë kufirit.

Por Rusia sapo ka filluar stërvitjet masive ushtarake me Bjellorusinë fqinje dhe Ukraina ka akuzuar Rusinë për bllokimin e daljes së saj në det. Kremlini thotë se dëshiron të zbatojë “vijat e kuqe” për t’u siguruar që ish fqinji i tij sovjetik të mos bashkohet me NATO-n.

Ndër ato vende që u bëjnë thirrje qytetarëve të saj të largohen janë Holanda, Japonia dhe Koreja e Jugut. Në paralajmërimin e saj, Letonia përmendi “një kërcënim serioz për sigurinë e paraqitur nga Rusia”.

SHBA u ka thënë gjithashtu qytetarëve të saj që të largohen, ndërsa Presidenti Biden tha se ai nuk do të dërgojë trupa për të shpëtuar asnjë shtetas të mbetur të bllokuar në rast të veprimit rus. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi se forcat e reja ruse kishin mbërritur në kufi.

“Ne jemi në një dritare kur një pushtim mund të fillojë në çdo kohë, dhe për të qenë të qartë, kjo përfshin edhe Lojërat Olimpike,” – tha ai. Lojërat Olimpike Dimërore përfundojnë më 20 shkurt.

Përpjekjet diplomatike janë ende duke vijuar për të zbutur krizën aktuale në Ukrainë.

Tensionet aktuale vijnë 8 vjet pasi Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës. Që atëherë, ushtria e Ukrainës është përfshirë në një luftë me rebelët e mbështetur nga Rusia në zonat lindore pranë kufijve të Rusisë.
Moska thotë se nuk mund të pranojë që Ukraina – një ish-republikë sovjetike me lidhje të thella sociale dhe kulturore me Rusinë – mund të bashkohet një ditë me aleancën e mbrojtjes perëndimore të NATO-s dhe ka kërkuar që kjo të përjashtohet. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *