• |
ide | kryesore

Video/ Ronaldo shënon golin e parë të 2022 e United kthehet të fitojë: Brighton me 10 lojtarë nuk reziston dot

-Instant, Sport, Video



Cristiano Ronaldo rikthehet të shënojë, Manchester United rigjen fitoren në Premier League. Red Devils mposhtën Brighton 2-0 në rikuperimin e javës së 18 të Premier League, të shtyrë nga një shpikje e CR7 (në golin e tij të parë në 2022) në fillimin e pjesës së dytë dhe nga Bruno Fernandes në minutën e 97. Skuadra e Ragnick ngjitet tashmë në vendin e katërt, në pritje të rikuperimeve edhe të Arsenal e Tottenham. Miqtë, me dhjetë lojtarë për më shumë se gjysmë ore, u dorëzuan me nder, duke i shkuar pranë barazimit në disa raste.

Cristiano Ronaldo dëgjon melodinë e Champions, qoftë edhe nga distanca, dhe kthehet të shënojë. Në mbrëmjen kur rivali i tij i vjetër Messi humbi një penallti, portugezi gjeti një gol që i mungonte që nga 30 dhjetori dhe e udhëheq Manchester United drejt fitores kundër Brighton, i dorëzuar 2-0 me vulën në minutën e shtatë shtesë nga Bruno Fernandes. Manchester United rikthehet në vendin e katërt, duke parakaluar West Ham. Brighton mbetet i nënti dhe konfirmohet si një ekip i vështirë për të gjithë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *