• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shikoni si Putin turpëron në publik shefin e spiunazhit: Thuaje qartë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i shërbimit të spiunazhit të Rusisë Sergei Naryshkin nisi të belbëzonte teksa presidenti Vladimir Putin e shtynte atë të mbështeste vendimin për të njohur dy rajone separatiste të mbështetura nga Kremlini në Ukrainë si shtete të pavarura.

Naryshkin ngatërrohej me fjalët e tij ndërsa Putini e ndërpreu disa herë. Putin i bënte presion Naryshkinit nëse ai mbështeste njohjen e Donetskut dhe Luhanskut si shtete të pavarura dhe jo pjesë të Ukrainës. Putini iu drejtua 2-3 herë Naryshkinit që të “fliste qartë!”

Fillimisht Putin i kërkonte që të thoshte qartë me “po ose jo” nëse ai mbështeste shpalljen e territoreve të pavarura. Naryshkin u përgjigj se ai mbështeste që rajonet “të bëheshin pjesë e Rusisë”, duke bërë që Putin t’i sqaronte se nuk po kjo çështje, por njohja e tyre si shtete të pavarura.

“Ne nuk po flasim për këtë. Ne nuk po e diskutojmë atë. Ne po flasim për njohjen ose jo të pavarësisë së tyre,” – tha Putin. Naryshkin u bë edhe më nervoz dhe tha se ai mbështeste njohjen e pavarësisë së tyre.
“Mirë,” ia preu Putin: “Uluni tani.”

REPLIKAT

Naryshkin: Ne duhet… Do të doja që të mbështesja sugjerimin e Nikolai Platonovich se ne mund t’ju japim partnerëve ndërkombëtarë një shans të fundit. T’u prezantojmë atyre zgjedhjen, në terma afatshkurta që të detyrojnë Kievin të zgjedhë paqen dhe të implementijë marrëveshjen e Minskut. Në rastin më të keq, ne na duhet të marrim vendimin që po diskutojmë sot.

Putin: Çdo të thuash me “në rastin më të keq”? Po propozon që të fillojë procesi i negocimit?

Naryshkin: Jo, unë… ëëë

Putin: Apo njohjen e sovranitetit?

Naryshkin: Unë… Unë do të…

Putin: Thuaje! Thuaje! Thuaje qartë!

Naryshkin: Unë do të mbështes propozimin për njohjen…

Putin: Do ta mbështesësh apo e mbështet? Fol qartë Sergei Naryshkin!

Naryshkin: E mbështes propozimin për…

Putin: Thjesht thuaje, po ose jo!

Naryshkin: Po them se e mbështes propozimin për të pranuar Republikat Popullore të Donetskut dhe Luhanskut në Federatën Ruse…

Putin: (qesh) Nuk po flasim për këtë, nuk po e diskutojmë këtë. Po flasim për të njohur apo jo pavarësinë e tyre.

Naryshkin: Po, e pranoj propozimin për të njohur pavarësinë.

Putin: Bukur! Ulu tani! Faleminderit! ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Ky komunikim me kreun e inteligjences ruse deshmon qe Putin me aventurat e diteve te fundit nuk ka mbeshtetje jo vetem ne popull, por as tek institucionet dhe funksionare te larte te shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *