• |
ide | kryesore

Fustani i Meghan në intervistë me Oprah cilësohet veshja e vitit në muzeun e modës

-Instant, Paparazzi, Slider



Fustani i zi Armani i veshur nga Meghan, Dukesha e Sussex-it, gjatë intervistës së saj dhe Princit Harry me Oprah Winfrey është përzgjedhur si fustani i vitit 2021 nga Muzeu i Modës Bath në Mbretërinë e Bashkuar.

Fustani i gjatë i mëndafshit georgette,me dekolte të hapur, qëndisje me lule zambak uji dhe një rrip në bel, është nga koleksioni i Cruise Pranverë/Verë 2022 i Giorgio Armani dhe shitet për 4700 dollarë.

Që nga viti 1963, Muzeu i Modës ka ftuar një figurë të njohur nga industria e modës për të zgjedhur një fustan, ose nganjëherë ansamble të shumta, të vitit. Zgjedhja, e cila më pas bëhet pjesë e koleksionit të gjerë të institucionit, ka për qëllim të përmbledhë disponimin mbizotërues të modës, të përfaqësojë vitin e kaluar dhe të kapë imagjinatën.

Përzgjedhës të këtij viti ishin Ibrahim Kamara dhe Gareth Wrighton, përkatësisht kryeredaktor dhe drejtor artistik i revistës Dazed. Vitin e kaluar, një fustan i krijimit të tyre, i quajtur Dress of Hope u zgjodh midis veshjeve fituese të muzeut 2020.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *