• |
ide | kryesore

BE godet fort me sanksione/ Mbyllen në Europë mediat e Putinit

-Instant, Kryesore



Bashkimi Evropian ka goditur sërisht fort duke miratuar anksione të reja kundër Rusisë. Njëzet e shtatë vendet kanë dhënë dritën jeshile për të ndaluar transmetimin në BE të medias shtetërore ruse RT dhe portalit “Spoutnik”. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kishte akuzuar dy mediat shtetërore ruse për prodhimin e “gënjeshtrave për të justifikuar luftën e Putinit” në Ukrainë.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare në Bruksel kanë miratuar gjithashtu përjashtimin e “disa bankave ruse” nga sistemi Swift, një ingranazh kyç në financat ndërkombëtare, njoftoi gazeta Le Monde duke iu referuar presidenc franceze të BE-së.

Lexo me tej:

“Faji i perëndimit”/ Si e justifikojnë pushtimin mediat e Putinit

Vendet anëtare më në fund ranë dakord për ndalimin e pjesëmarrjes së evropianëve në projektet e bashkëfinancuara nga fondi sovran rus i pasurisë RDIF.

Reziku nuklear/ Propaganduesi TV i Putin kërcënon vendet e NATO me përdorimin e armëve bërthamore

Këto masa do të hyjnë në fuqi të mërkurën pas publikimit të vendimit në Fletoren Zyrtare të BE-së.

Burimi Le Monde/ Lapsi.al



3 Comments

  1. Ka 31 vite që në Shqipëri bashkë me rrëzimin e bustit të Enverit, u përmbys edhe sistemi diktatorial stalinist i tij e nëse bëhet një bilanc i mediave, shumica e tyre janë përhapës të hapur apo të kamufluar të nostalgjisë për sistemin komunist diktatorial.

  2. Ky eshte nje akt bolshevik. Vetem komunistet ndalojne mediat qe nuk bejne propaganden e tyre. Duket qarte se kur komunizmi doli nga dera e Lindjes, u fut ne dritaren e perendimit dhe perendimi sot kerkon ta riktheje ne lindje te Europes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *