• |
ide | kryesore

Video/ Reja paralajmëron ndryshime dhe i kujton lojtarëve: “Njëherë që nënvleftësuam, barazuam 2-2 me Andorrën”

-Instant, F1, Sport, Video



Në prag të sfidës, që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Gjeorgjisë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në ora 18:00, trajneri i ekipit Kombëtar Edoardo Reja kanë dalë në një konferencë për mediat ku ka folur në lidhje me këtë miqësore dhe përgatitjet e skuadrës. Ndryshimet janë të deklaruara dhe këtu nuk ka të bëjë vetëm mungesa e tre lojtarëve Balliu, Bare e Uzuni: “Do të ketë shumë ndryshime edhe në mesfushë, por më duhet t’i vlerësoj të gjithë situatat, të gjithë lojtarët. Kush është në gjendje të mirë, kush ndihet më i lodhur dhe kush ndihet më i freskët. Në mesfushë do të ketë ndryshime, sepse Bare ka pasur shqetësime fizike pas ndeshjes dhe nuk është stërvitur dhe po e diskutojmë që të mos bashkohet me skuadrën në Tiranë, por të qëndrojë këtu dhe të rikuperohet – shpjegoi Reja duke bërë më pas elozhe për kundërshtarin -. Sa i përket Gjeorgjisë, është një ekip shumë i fortë. Ka mundur Bosnjen, është një ekip i organizuar, teknik, shumë i vështirë. E kisha kërkuar që në fillim, dy sfida të vështira në këto miqësore, si Spanja edhe Gjeorgjia më kënaqin dhe na japin mundësi të krijojmë eksperiencë të rëndësishme, por edhe të rritemi dhe të tregojmë rritjen tone”.

Nënvlerësimi nuk është fjalë që duhet përdorur për kuqezinjtë dhe Reja e thekson. Kundër Gjeorgjisë duhet përqendrimi maksimal, përndryshe përsëriten historitë e dhimbshme: “Ne e kemi diskutuar shumë këtë pjesë me djemtë e skuadrës dhe nuk ka pasur në asnjë moment, në të gjitha ndeshjet e luajtura asnjë nënvlerësim, madje më kujtohet ndeshja ndaj Andorrës, ku ne kemi barazuar 2-2. Mendoj që ne e nënvlerësuam dhe bëmë gabim – kujtoi italiani -. Gjeorgjia është ndryshe nga Spanja, por nuk është aspak një rival më i dobët. Është një ekip i mirë dhe duhet të bëjmë një ndeshje të kujdesshmë. Gjeorgjia ka pikat e forta dhe të dobëta por për ne është e rëndësishme që të shfrytëzojmë çdo moment dhe të finalizojmë sa më mirë momentet që na paraqiten”.

https://youtu.be/9MHbIu4RDmA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *