• |
ide | kryesore

Ronaldo në zi/ Mungon në ndeshjen e radhës kundër Liverpool

-Instant, Paparazzi, Slider



Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodríguez po mbështeten masivisht pas humbjes së djalit të tyre të porsalindur.

Pas këtij lajmi  Manchester United zbuloi se sulmuesi nuk do të luajë kundër Liverpool sonte.

Çifti zemërthyer ishin në pritje të binjakëve por mbrëmë njoftuan se vetëm vajza e tyre shpëtoi. Sot, Manchester United tha se sulmuesi nuk do të paraqitet në Anfield në ndeshjen kundër Liverpool.

“Familja është më e rëndësishme se gjithçka dhe Ronaldo po mbështet të dashurit e tij në këtë moment të vështirë”, tha klubi.

“Si i tillë, ne mund të konfirmojmë se ai nuk do të luajë në ndeshjen kundër Liverpool në Anfield të martën në mbrëmje dhe ne nënvizojmë kërkesën e familjes për privatësi.”

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *