• |
ide | kryesore

Nuk ka titull për Tiranën, Kastrioti e mposht në ‘Selman Stërmasi’ dhe bëhet tmerri i bardhebluve

-Instant, F1, Sport



Fitorja e gjashtë radhazi dhe për Kastriotin mbijetesa e siguruar nuk është mjaftueshëm. Pas 0-1 të marrë përballë Tiranës, skuadra e Celës jo vetëm i ka vonuar festën bardhebluve (gjithësesi duhet të prisnin në mënyrë burokrate sfidën me Lacin për punë golavarazhi), por edhe e sheh tani veten një hap larg Europës, tre pikë larg vendit të katërt me 6 javë deri në përfundim të kampionatit.

Tirana me një fitore e conte diferencën me Lacin e vendit të dytë në 18 pikë, me 18 pikë që mbeteshin më pas në lojë, gjë që do ta bënte skuadrën kurbinase që në ndeshjen direkte të javës së ardhshme të ishin të detyruar të fitonin 6-0 për të marrë avantazhin e ndeshjeve direkte. Skenar megjithatë që u prish nga krutanët, që arritën të triumfonin me rezultatin 0-1 në “Selman Stërmasi”, falë golit të Onanugës në minutën e 16

Cela e sheh veten vetëm 6 pikë është diferenca me Kukësin e vendit të 3-të dhe 3 pikë larg Partizanit që mban vendin e katërt. Ndërkohë për kryesuesit e Tiranës, kjo ishte disfata e katërt në 30 ndeshje, ku 2 prej tyre ia ka shkaktuar pikërisht Kastrioti. Krutanët janë skuadra e vetme në këtë sezon që kanë bilanc pozitiv ndaj Tiranës kryesuese, me një barazim, dy fitore e vetëm një humbje në katër fazat e këtij kampionati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *