• |
ide | kryesore

Përplasje verbale e helmatisur, Lotito ironizon: “Nuk janë të ndaluar topat e lartë”. Sarri replikon: “Merr prapë Piolin”

-Instant, Sport



Që marrëdhëniet mes Lotitos dhe Sarrit nuk ishin idilike, ishte tashmë mjaft e dukshme nga zvarritjet për rinovimin e kontratës që zgjasin prej muajsh. Fakti që nuk kanë arritur ende një marrëveshje vlen sa një mijë shpjegime. Presidenti ka shprehur gjithësesi fjalë vlerësuese për trajnerin, edhe pse fjalia për faktin se llogaritë do të bëhen në fund, sugjeron se vetëm një kualifikim europian mund të vlejë për vazhdimësinë e marrëdhënies. ‘Il Messaggero’, më pas, ka raportuar një grindje në dhomat e zhveshjes mes të dyve në përfundim të Lazio-Milan 1-2, gjë që nuk sugjeron një marrëdhënie veçanërisht të konsoliduar.

Sarri ka thënë gjithmonë se presidenti nuk ka hyrë kurrë në çështje teknike dhe precedenti i Olimpicos, të së dielës në mbrëmje, mund të jetë një pikë pa kthim. Lotito ishte ankuar për lojën, gjithnjë me topa tokazi të skuadrës së tij, duke thënë: “A e keni parë Milanin? Nuk është e ndaluar të hedhësh topa të lartë”. Sipas rindërtimit të përplasjes verbale, trajneri i është përgjigjur me inat: “Ky është futbolli im, nëse nuk të pëlqen, rimerr Piolin”. Një shkëmbim verbal që mund të konsiderohet normal në emocionet pas ndeshjes, por që është gjithashtu një simptomë e një kontradikte më të thellë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *