• |
ide | kryesore

PAMJE/ Policia jep detaje për autobusin që ra në Lanë, 2 të plagosur në spital

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës dha detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi në mes të Tiranës mbrëmjen e kësaj të premteje. Rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me një automjet.

Për pasojë drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka rënë në Lumin Lana. Policia konfirmon se si pasojë e aksidentit janë plagosur dhe janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën 2 pasagjerët e automjetit që u përplas me autobusin. Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lapsi.al mëson se nga testi ka rezultuar se drejtuesi i autobusit nuk kishte konsumuar alkool. Autobusi i “linjës së gjelbër” mësohet se ka marrë superxhiro dhe ka goditur automjetin dhe bashkë me të ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumë. Edhe disa pasagjerë në autobus janë lënduar lehtë, por nuk kanë shkuar në spital. ©LAPSI.al






Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *