• |
ide | kryesore

Inter djeg konkurencën për Bremer: Torino ul pretendimet, zikaltrit përshpejtojnë kohët

-Instant, Sport



Pas kaq muajsh (marrëveshja me Interin është në fuqi që në dhjetor) më në fund Gelson Bremer duket shumë afër veshjes së fanellës zikaltër. Në takimin e zhvilluar dje në Milano mes menaxherit të brazilianit Paolo Busardò dhe drejtorit të Torinos Davide Vagnati janë bërë hapa të rëndësishëm përpara mes klubeve dhe në harkun kohor të një jave mbrojtësi 25 vjecar mund të bëhet lojtar i ri i Interit. Distanca mes palëve mbetet e konsiderueshme, por klubi granata duket i gatshëm të zbresë nga 40 milionë eurot e kërkuara në 35 (përfshirë bonuset) dhe në këto kushte besimi i Interit për mbylljen e marrëveshjes rritet edhe pa qenë nevoja të pritet shitja e Skriniar.

Tani Interi dëshiron të përshpejtojë kohët dhe të përpiqet të organizojë ekzaminimet mjekësore për ditët në vijim, në mënyrë që të vërë sa më shpejt mbrojtësin në dispozicion të Simone Inzaghit dhe gjithashtu të djegë konkurrencën e mundshme të Juventusit, të cilët janë në kërkim të një zëvendësuesi për De Ligt dhe, për këtë arsy, të gatshëm t’i ofrojnë Toros 40 milionët që kërkon, me lojtarin që nuk do t’i duhet as të ndërrojë qytet, duke përfituar një kontratë më të pasur se 3 milionët për të cilat ra dakord me Interin.

Zikaltërit kanë një avantazh të qartë në këtë tratativë, po mundohen të përshpejtojnë mbylljen dhe planifikojnë ta bëjnë këtë edhe pa e shitur Skriniar, kështu që në çdo rast kontaktet me PSG-në vazhdojnë intensive, aq sa akordi duket shumë pranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *