• |
ide | kryesore

Khloe dhe Tristan sërish prindër

-Instant, Paparazzi, Slider



Khloé Kardashian dhe ish-i i saj, Tristan Thompson, janë në pritje të një fëmije përmes një nëne surrogate.

“Mund të konfirmojmë se True do të ketë një vëlla ose motër që u ngjiz në nëntor. Khloé i është jashtëzakonisht mirënjohëse surrogates së jashtëzakonshme për një bekim kaq të bukur”, tha një përfaqësuese e Kardashian për Page Six. “Ne do të dëshironim të kërkojmë mirësi dhe privatësi në mënyrë që Khloe të mund të fokusohet tek familja e saj.”

Ky do të jetë fëmija i dytë për Kardashian me ish-partnerin e saj, të cilët janë prindër të vajzës 4-vjeçare, True.

Megjithatë, një burim tha se pavarësisht se do të kenë një fëmijë të dytë së bashku, Kardashian dhe Thompson nuk janë bashkë dhe nuk kanë folur që nga dhjetori përveç çështjeve të bashkëprindërimit.

Burime të shumta shtojnë se fëmija u ngjiz përpara se të zbulohej se Tristan po bëhej me fëmijë me dikë tjetër.

“Khloé dhe Tristan e kishin ngjizur fëmijën kur shpërtheu skandali. Në atë kohë, Khloé mendoi: “Do ta bëj vetë”, thotë një burim i brendshëm, ndërsa një tjetër shton se Kardashian ka folur hapur me miqtë për fëmijën që para Krishtlindjeve.

Sipas TMZ, që raportoi për herë të parë lajmin, lindja e fëmijës është shumë afër.

Thompson u kap më parë duke tradhtuar Khloé në vitin 2018 ndërsa ajo ishte shtatzënë me True, më pas përsëri në 2019-ën me Jordyn Woods, mikeshën e atëhershme të Kylie Jenner.

Ai është gjithashtu baba i djalit 5-vjeçar Prince me ish-partneren Jordan Craig. Po ashtu, në fillim të këtij viti ai konfirmoi se ka një fëmijë me Maralee Nichols dhe i kërkoi falje Khloe-s për tradhtinë e radhës, sepse fëmija ishte ngjizur ndërkohë që ata ishin në një lidhje bashkë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *