• |
ide | kryesore

Juventus, parakalon Interin për Bremer: bardhezinjtë ofrojnë më shumë për Torinon dhe pagën e brazilianit

-Instant, Sport



Mes dy grindësve, përfiton i treti dhe përfiton shumë. Urbano Cairo fërkon duart dhe pret tani që Interi dhe Juventusi të sfidojnë njëri-tjetrin, me oferta të reja, për Bremerin, pa asnjë dyshim xhevahiri i tij më i çmuar. E që në fund, tratativa të çojë në një ankand është aspak e pamundur. E para: sepse merkato e mbrojtësve, asnjëherë si në këtë dritare, po arrin shifra jashtë standardeve. Së dyti: sepse Interi dhe Juve po përpiqen të fitojnë para me një qendërmbrojtës – Skriniar dhe De Ligt – dhe, në fund, duhet të lëvizin për të mbushur një boshllëk të rëndësishëm që do të krijohet në skuadrat e tyre përkatëse.

Interi ka një marrëveshje prej kohësh me Bremerin për pagën (3 milionë në sezon), por nuk ka ndërmend të kënaqë Cairon, i cili, duke pasur parasysh situatën, e ka ngritur shifrën e kartonit në 40 milionë. Zikaltrit janë ndalur deri më tani në 35 milionë, përfshirë kartonin e të riut Casadei, të cilin Toro e pëlqen dhe që vlerësohet me 8 milionë (për të cilin, ndër të tjera, Interi do të dëshironte të ruante të drejtën e riblerjes).

Juve ka shkuar një hap më tej, sepse në 35 milionë arrin pa asnjë lojtar në shkëmbim. Megjithatë, bardhezinjtë, të cilët gjithashtu do t’i ofronin më shumë lojtarit (3.5 për sezon), po tentojnë një sulm vendimtar në orët e fundit dhe duket se kanë lëvizur gjithashtu vullnetin e fortë të Bremerit për të mbajtur fjalën e tij me Interin. Me pak fjalë, parakalimi mund të jetë afër qoshes.

Në të gjithë këtë betejë do të përpiqet të ndërhyjë edhe Napoli, i cili pas shitjes së Koulibaly, vendosi të provonte terrenin për brazilinin, duke qëndruar për momentin në dritare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *