• |
ide | kryesore

Video/ Portieri nuk lëvizte fare, lojtari e goditi penalltinë në anësore: dyshime për trukim, por e vërteta është ndryshe

-Instant, Sport, Video



Dyshime të mëdha për një ndeshje në Nigeri. Në qendër të vëmendjes ka qenë finalja e Ogun State Cup, e cila u mbajt ditët e fundit mes Ijebu United dhe Remo Stars. Sfida përfundoi pa gola dhe ishin të nevojshme penalltitë për të nxjerrë fituesin. Por pikërisht nga 11 metrat, disa lojtarë janë sjellë në mënyrë të dyshimtë.

Tre lojtarët e parë të Remo Stars kanë gabuar penalltitë e tyre. Mund të ndodhë, sigurisht, por ata e kanë bërë qëllimisht. Jo vetëm kaq, në castet e penalltive të Ijebu United, portieri i Remo Stars ka qëndruar në linjën e tij krejtësisht i palëvizshëm, pa u përpjekur as t’ë presë goditjet e kundërshtarëve. Gjërat u bënë edhe më të çuditshme kur një lojtar i Remo Stars bëri goditjen e tij, por e hodhi topin në rivënie anësore.

Lojtari vuri duart në kokë për t’i bërë njerëzit të besonin se i vinte keq, por imazhet nuk gënjejnë. Videoja e penalltive u bë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe natyrisht u fol për trukim ndeshjesh: “Mund ta kishin bërë edhe jo kaq të dukshme”, ka shkruar një përdorues në Twitter.

Megjithatë, prezantuesi nigerian Ibukun Aluko shpjegoi se çfarë ndodhi. Pas ndeshjes, ai i akuzoi publikisht lojtarët se e kishin trukuar ndeshjen, por më vonë zbuloi pse lojtarët u sollën në këtë mënyrë.

E vërtetë, skuadra e Remo Stars i humbi qëllimisht penalltitë e tyre, jo sepse e kishin shitur ndeshjen, por për të protestuar ndaj arbitrimit në ndeshje: “Kam konstatuar se lojtarët e Remo Stars i gabuan qëllimisht 3 goditjet e tyre të para dhe portieri i tyre gjithashtu qëndroi në vend kur kundërshtarët e tyre realizuan të tyret, në shenjë proteste për arbitrimin e padrejtë në lojë”, ka shkruar ai në Twitter. A mund të jetë e vërtetë? Nuk dihet. E sigurt është se Remo Stars në fund humbi 3-0 me penallti dhe Ijebu United ngriti kupën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *