• |
ide | kryesore

A është posti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s e ardhmja e Boris Johnson-in?

-Instant, Arkiva, Planet
Johnson



Pasi dha dorëheqjen si kryeministër i Britanisë, emri i Boris Johnson përflitet se mund të jetë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, ndërsa mandati i Jens Stoltenberg përfundon vitin e ardhshëm.

Lajmi është konfirmuar për The Telegraph nga figura të larta të Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar. Së bashku me disa deputetë ukrainas ata po negociojnë që ish-kryeministri britanik të marrë udhëheqjen e NATO-s vitin e ardhshëm.

Ndër figurat që po lakojnë emrin e Johnson është edhe ish-ministri i Brexit, David Jones, i cili e quan këtë “një ide brilante”.

“Boris ka qenë në ballë të nismës perëndimore kundër Putin-it. Boris, ishte ai që shkoi në Suedi dhe në Finlandë dhe i bëri thirrje liderëve të të dy shteteve të aplikonin për anëtarësim në NATO”, tha ai.

Kjo do të ishte hera e katërt që britanikët marrin përsipër këtë rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, por zërat kritikë mendojnë se në këtë iniciativë, Boris Johnson me shumë mundësi mund të haset me veton e Francës.

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili preferoi të mbetej anonim, tha për “The Telegraph”, se ka një probabilitet të lartë që Emmanuel Macron të mos e votojë këtë propozim.

“E vërteta është se NATO-ja funksionon në bazë të konsensusit. Çdo shtet mund të vendosë veto-n. Vërtetë mendoni se Macron do ta emërojë Johnson si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s? Kjo do të ishte një sfidë në vete për çdo kandidat britanik, dhe pikë. Atij do t’i duhej mbështetja e SHBA-së dhe po-ja e Francës”, tha ai.



1 Comment

  1. Ka shume mundesi, sidomos pas lidhjes se forte qe kishte me Ukrainen. Shpresojme,per ne shqiptaret me mire nje anglez se sa ndonje sllovak bie fjala.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *