• |
ide | kryesore

Dr Dre zbulon detaje rreth aneurizmës së trurit: Mendonin se do vdisja

-Instant, Paparazzi, Slider



Dr Dre foli së fundmi rreth aneurizmës së trurit që pësoi në janar 2021 e cila desh i mori jetën.

Dre bëri zbulimin befasues në podcastin Workout the Doubt, ku ai diskutoi më në detaje frikën mjekësore. Reperi i tha prezantuesit Dolvett Quince se, ndërsa ishte në spitalin Cedars-Sinai, askush nuk u lejua ta vizitonte sepse shtrimi në spital erdhi në mes të pandemisë.

“Por ata lejuan familjen time të hynte,”u shpreh ai. “E mora vesh më vonë, ata i thirrën që të mund të jepnin lamtumirën e fundit sepse menduan se do të vdisja.

Reperi shpjegoi se kishte frikë të madhe se ai nuk do të zgjohej nëse binte në gjumë, kështu që stafi i spitalit bëri përpjekje të mëdha për  shëndetin e tij.

“Për shkak të asaj që po ndodhte në trurin tim, ata duhej të më zgjonin çdo orë për dy javë për të bërë këto teste”, kujton ai.

Gjithashtu në podcast, Dre foli për punën në filmin biografik të Marvin Gaye What’s Poing On. Dre që po prodhon së bashku me Jimmy Iovine dhe Andrew Lazar. Allen Hughes është regjisori dhe Marcus Gardley (The Color Purple) po merret me skenarin./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *