• |
ide | kryesore

Juventus ndaj Sampdorias pa blerjet e reja, Allegri: “Dëmtimet? Duket sikur po shembet bota”

-Instant, Sport



Ndeshja e dytë në kampionat për Juventusin e Allegrit, që pas debutimit fitues ndaj Sassuolos, kërkon tre pikë të tjera përballë Sampdorias. Nuk kanë fund problemet në fakt për teknikun e bardhezinjve, që ka jashtë pothuaj të gjitha blerjet e reja. Kështu, pa Di Marian të dëmtuar, ka vend për Kostic në formacion që nga minuta e parë, ndërsa në mbrojtje mbetet dilema për lojtarin që do t’i bashkohet Bremer. “Nuk jam i shqetësuar për dëmtimet – komentoi trajneri i Juventusit – por kur ato na ndodhin duket sikur po shembet bota. Di Maria ka pasur një problem në aduktor që e ka pasur edhe 10 ditë më parë, do të jetë jashtë për 10 ditë ose kush e di ndoshta më shpejt. Pogba ka meniskun dhe nuk mund të bëj asgjë, ashtu si për shpatullën e McKennie në SHBA. Szczesny është problem i zgjidhshëm, por kemi Perin. Nuk më alarmojnë dëmtimet, është pjesë e lojës dhe këtë vit edhe vapa ka bërë të vetën. Duhet të punojmë për të përmirësuar të gjitha aspektet sepse janë tetë skuadra që garojnë për të njëjtat objektiva këtë vit, do të jetë një kampionat më emocionues, por ne do ta bëjmë hap pas hapi”.

Qëllimi i Juventus është të rikthehet në krye: “Ne duhet të ruajmë përulësinë për t’u rikthyer në majë – tha Allegri duke bërë edhe një analizë të pretendentëve për titull në Serie A -. Për momentin Milani është favorit sepse janë kampionët në fuqi. Interi është forcuar dhe është një nga pretendentët për të fituar kampionatin. Duhet të bëjmë më mirë se vitin e kaluar dhe të mendojmë për veten tonë. Juve për momentin nuk mund të favorizohet për shkak të rezultateve të arritura, duhet të punojmë në heshtje dhe të vuajmë për të fituar ndeshjet. Nuk duhet të jemi mendjemëdhenj sepse veshja e fanellës së Juventusit nuk të bën të fitosh ndeshjet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *