• |
ide | kryesore

“Loja sapo ka nisur” hakerat trondisin sërish me publikimin e numrave të telefonit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Tjetër skandal me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë, kësaj radhe janë publikuar numrat e telefonave celularë. Grupimi i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësi për Atdheun” ka shkarkuar në faqen e internetit me të njëjtin emër qindra mijëra numra telefoni.

Janë 7 file, që përmbajnë numrat e telefonit, emrat dhe numrin e kartave të identitetit të qytetarëve shqiptarë.

“Loja është gati për të nisur. Tani njerëzit do të kuptojnë se politikanët e tyre të korruptuar nuk kanë bërë asgjë për sigurinë e tyre”, është mesazhi që shoqëron materialet.

Më herët, piratët kibernetikë publikuan emailet nga posta elektronike e kryeministrit Edi Rama dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë, pas sulmit që i bëri sistemit të e-albania dhe të gjithë sistemit kompjuterik të qeverisë.

Fill pas sulmit, kryeministri Rama tha se të dhënat e institucioneve shtetërore nuk ishin fshirë dhe se sulmi ishte zmbrapsur.

Për të mbrojtur të dhënat, Shqipëria ka marrëveshje me një kompani amerikane, ndërsa kërkoi ndihmën e ekspertëve të FBI për këtë çështje.

Ky është skandali i radhës që ka të bëjë me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë. Në fund të vitit të kaluar u publikuan pagat e qindra mijëra punonjësve në biznese private dhe në shtet, ndërsa në prill të vitit të kaluar, Lapsi.al zbuloi një databazë që provonte se edhe Partia Socialiste kishte abuzuar me të dhënat personale të shqiptarëve për sistemin e patronazhimit./Lapsi.al



13 Comments

    1. interesant
      fiks me parashikimet e spiunit te sigurimit te shtetit Ilir Meta
      Ashtu thote dhe ai, tani do me shikoni se kush jam
      interesant akoma me shume se del qe nje krah i LSI i punesuar ne tatime nxorri dhe listen e pagave
      shume interesant…
      ne fakt eshte e thjeshte: kete do presesh nga MALOK SKRAPARI

  1. Hahahahah na cuditen iranianet!

    TANI, vetem TANI, e paskemi kuptuar ne shqiptaret se qeveritaret tane nuk paskan bere asgje per sigurine e shqiptareve?!

    M’u kput llastiku i brekeve nga te qeshmet mhahahahahahahaa

  2. Nuk jane hakera eshte vete shteti . Une ve bast koken qe kjo u be per te pastruar te dhenat e tenderave sekret , vjedhjet e pronave neper kadastra si dhe per te eliminuar te dhenat e tenderave superkorruptiv . Kush dyshon , ne rastin me te mire eshte naiv , normalisht eshte nje koqe kandari dhe maksimalisht eshte nje idiot partie .

  3. ne nje miting te PD-se dikush i dha nje demokrati te ri nje foto te Berishes, krah Enverit. Policia e fshehte e kapen te shkretin dhe e çuan ne rajonin e policise.

    “Pse ngre portetin e diktatorit ne shesh”, i thane. “Jo, ua ktheu ai, une ngre portretin e Sali Berishes. Kete tjetrin nuk e njoh, po perderisa ka dale me prijesin tone, mik i tij do jete”. Policia u vu ne siklet. Ia perplasi ne toke dhe e shkeli me kembe.

  4. Një foto e publikuar në media, nga një gazetë e viteve më parë kur PD sapo kishte marrë pushtetin, tregon se Sali Berisha ka pasur marrëdhënie të mira filantropin dhe e falenderon për 120 tonë letër që ai ka dërguar në Shqipëri.

    “Nuk ka dyshim se kjo ndihmesë, ishte një çelës për fitoren madhështore demokratike në zgjedhjet tona të fundit”, thuhet ndër të tjera në letrën që Sali Berisha i ka dërguar George Soros si President i Shqipërisë.

  5. 5 pyetje nga selia”. Pyesin dhe përgjigjen vetë, nxjerrin edhe foto por kurrë nuk nxjerrin pamjet filmike reale, kurrë nuk nxjerrin fakte se si janë ndërtuar akset kryesore rrugore nacionale dhe dytësore, se si janë pastruar qytetet nga objektet pa leje dhe plehrat. Akuzojnë, dhe nuk rreshtin së kujtuari kryeministrit se “vjeshta erdhi, do të rrëzojmë ty, qeverinë, Parlamentin, SPAK-un, dhe amerikanët”. Dhe të mendosh se, kjo që flet dhe sillet kështu para mediave është opozita e “rinovuar” e vendit

    1. Qeveria e korruptuar e Ramës kontrollon çdo gjë dhe mos të ketë në kontroll dhe të dhënat personale.Gjoja ishin Iranianë!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *