• |
ide | kryesore

Makina përmbyset e merr flakë: mesfushorin e Udinese Walace, e shpëton një mrekulli

-Instant, Sport
Walace



Një aksident i frikshëm, tmerr i përjetuar, por edhe shumë fat. Walace, mesfushori brazilian i Udineses, në fakt mund të thotë se e shpëtoi një mrekulli. Lojtari, mbrëmë, ndërsa ishte duke drejtuar makinën e tij, humbi kontrollin e mjetit e doli nga rruga. Makina fillimisht u përmbys dhe më pas mori flakë. Futbollisti mbeti cuditërisht i padëmtuar, duke arritur të dilte nga kabina para se mjeti të digjej.

Aksidenti, që nuk përfshiu mjete të tjera, ka ndodhur rreth orës 03:00 në Viale Venezia në Udine. Nisur nga dinamika, mesfushori Walace u transportua sidoqoftë në urgjencë për kontrolle të mëtejshme. Krahas telefonatave të ndryshme të marra nga banorët e zonës, alarmi për aksidentin nisi edhe nga makina. Një mjet i gjeneratës së fundit që dërgoi automatikisht alarmin në numrin 112.

Lexo më tej: Video/ Udinese, fitore në ‘frymën’ e fundit: Beto e Bijol përmbysin Veronën, Sottil tani i treti

Nga klubi friulian është bërë e ditur se lojtari është larguar nga spitali dhe do të jetë në dispozicion të Sottil në orët në vijim. Me pak fjalë, Walace ka përjetuar një frikë të madhe, fatmirësisht pa pasoja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *