• |
ide | kryesore

Kokorin i habit të gjithë: “Isha më i mirë se Vlahovic, por te Fiorentina më përjashtonin”

-Instant, Sport
kokorin



Aleksandr Kokorin u largua nga Fiorentina gushtin e kaluar dhe u transferua përkohësisht te Aris Limassol në Qipro. Lojtari rus, i cili asnjëherë nuk ka shkëlqyer me fanellën viola, ka folur për arsyet e shitjes së tij. 31-vjeçari tregoi se kishte bërë një jetë fantastike në Firence, por foli edhe për pakënaqësinë e tij. Edhe pse në stërvitje tregonte se ishte më i fortë se Vlahovic, ishte gjithmonë i përjashtuar.

Kokorin ishte futbollisti i dytë rus në historinë e Fiorentinës pas Andrej Kanchelskis. Ai mbërriti në Itali më 21 janar 2021, nga Spartak Moska. Për vite ai konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj në futbollin lindor. Por problemet jashtë fushës ndikuan pashmangshmërisht në karrierën e tij. Në vitin 2018, në veçanti, ai u arrestua së bashku me shokun e kombëtares Pavel Mamaev, për sulm ndaj një zyrtari publik në një restorant.

Dy lojtarët kishin sulmuar gjithashtu edhe një shofer të Pervyj kanal (stacioni kryesor televiziv rus). Ai madje pësoi dëmtime në tru, një hundë të thyer dhe disa mavijosje në fytyrë. Kështu Kokorin u dënua me 1 vit e 6 muaj burg. Megjithatë, lojtari qëndroi në burg vetëm për disa muaj. Kur doli nënshkroi kontratë me Zenitin dhe dy vjet më pas erdhi përvoja në Serie A.

KOKORIN: “ISHA MË I FORTË SE VLAHOVIC, POR MË PËRJASHTONIN”

Me fanellën e Fiorentinës bëri vetëm 11 paraqitje e tani nga Qipro ai shpjegon arsyet e transferimit të tij: “Në Firence bëra një jetë fantastike, studioja dhe luaja. Pata katër trajnerë radhazi dhe dëmtimet më penguan të luaja, por ka edhe më shumë. Disa teknikë besuan te unë, të tjerët jo. Në fakt, kur erdhi trajneri i ri (Italiano, red.) ai nuk kishte kohë të më priste dhe kështu ata morën lojtarë të rinj që dështuan. Edhe në Firence shkova mirë me shumë njerëz dhe me shumë mundësi do të kthehem”.
“Në stërvitjen me Dusan Vlahovic kuptoja se mund të luaja titullar. E mundja shpesh serbin dhe mendoja se e meritoja vendin, por nuk ishte kështu. Të dielën më përjashtonin gjithnjë nga formacioni. Nuk kam debatuar kurrë. Unë kam një kontratë, jam një djalë i rritur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *