• |
ide | kryesore

Limaj nuk ia del, sëmundja e pengon të jetë kundër Erzenit: Patrick ndryshon taktikën e Tiranës

-Instant, Sport
Limaj



Tirana shkon drejt sfidës me Erzenin jo pa probleme. Vesel Limaj e Patrick Robson de Souza Monteiro nuk janë në dispozicion të teknikut Orges Shehi. Përballja delikate, që mbyll fazën e parë të kampionatit të bardhebluve, do të prezantojë jo pak probleme për Shehin. Për brazilianin mungesa ishte e ditur, pas tërheqjes muskulare të pësuar një javë para sfidës në Ballsh, të fituar më pas nga kryeqytetasit 0-1. Shpresat ishin të rikuperohej mesfushori, që u ndje i sëmurë, edhe ai përpara ndeshjes me Bylis. Por analizat e përjashtojnë kthimin e Vesel Limaj në fushë përpara ndeshjes me Kukësin në fund të tetorit.

Nëse Limaj nuk i lëviz ekuilibrat e skuadrës me Deliun, Kallakun e Aleksin titullarë fiks, braziliani është ai që fut në telashe Shehin. Zbrazëtia që lë Patrick në qendër të sulmit do të bëjë teknikun të ndryshojë taktikisht sjelljen e skuadrës. As Hasani në rolin e qendrës e as Nikqi nuk kanë stilin e lojës së brazilianit. Në këtë rast, është e sigurtë që skuadra do të humbasë thellësi.

Dy janë alternativat për Shehin, në këndvështrimin e sfidës me Erzenin. Një tridhëmbësh me Xhixhën e Hasanin si zakonisht në mbështetje të qendrës, që në këtë rast do të jetë Nikqi. Ose tekniku mund të zgjedhë eksperiencën e Hasanit për të lëvizur mes linjave, duke i besuar Xhixhës e Gjumsit. Në të gjitha rastet, Tirana e di mirë se përballet me një skuadër që ka pësuar gol vetëm në dy ndeshje nga 8 të luajtura…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *