• |
ide | kryesore

Cardi B reagon ndaj ndarjes nga jeta të Takeoff

-Instant, Paparazzi, Slider



Cardi B ka reaguar së fundmi ndaj ndarjes nga jeta të reperit,  Takeoff.

“Ne nuk po mundemi ta kapërcejmë këtë tragjedi”, shkroi reperja e “WAP”, në një mbishkrim  në Instagram. “Jam zemërthyer. Por, mirënjohëse për të gjitha kujtimet e çmuara që mund të ndajmë kur ishe këtu me ne. Ky ka qenë vërtet një makth dhe dhimbja është e pakrahasueshme.”

Cardi B, e cila është e martuar me kushëririn e Takeoff, Offset, vuri në dukje se burri i saj dhe Quavo, të cilët së bashku krijuan grupin rap Migos me reperin  ndjejnë një “zbrazëti” dhe kështu ajo po lutet për “forcën” e tyre. “Do të kujtojmë talentin tëndj të jashtëzakonshëm dhe personalitetin. Disa nga miqtë dhe fansat e famshëm të Cardi B dërguan ngushëllimet e tyre , duke përfshirë Lizzo, e cila shkroi, “Duke u lutur ende për ju dhe familjen tuaj”.

Takeoff,u qëllua në moshën 28-vjeçare në Hjuston më 1 nëntor. Raporti i një mjeke ligjore të publikuar javën e kaluar zbuloi se reperi i “Walk It Talk It” u qëllua në kokë dhe në bust dhe ndërroi jetë në vendngjarje. Vrasësi i tij është ende në kërkim, por policia po heton  ngjarjen fatale. Funerali i tij u mbajt në Atlanta./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/11/02/deklarata-e-takeoff-1-jave-para-se-te-vritej/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *