• |
ide | kryesore

Në QSUT nuk ka pneumolog/ Mjekja e vetme emigroi në Gjermani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
QSUT



Në qendrën më të madhe spitalore, QSUT, nuk ka një mjek pneumolog që qëndron çdo ditë këtu. Mjekja pneumologe që ishte ka ikur në Gjermani.

Nëse gjendja shëndetësore e pacientëve komplikohet atëherë mjeku kërkon me telefon një mjek pneumog nga sanatoriumi dhe kur të jetë i lirë, pas tre apo 4 orësh ai vjen për të vizituar pacientin që ka shfaqur komplikacionin.

Dhe kjo konsiderohet zgjidhje në rastin më të mirë. Por kjo zgjidhje në fakt është stres i shtuar jo vetëm për pacientin dhe familjarët e tij por edhe për vetë ekipin mjekësor që e ndjek në QSUT. Arsyeja? Vonohet fillimi i trajtimit mjekësor.

Këtë e dëshmon rasti më i fundit i një familjari i cili bisedoi me Top Channel. Ai kërkontetë një mjeku pneumolog i cilit ishte i gatshëm ta sillte edhe privatisht. Por, kjo nuk lejohej.

Lexo më tej: Infermieri hap farmaci brenda qendrës shëndetësore në Librazhd, shet dhe ilaçet falas të urgjencës 

Ndërkohë që mjeku pneumolog arrin më shpejt nëse pacienti apo familjari i tij ka të njohur në radhët e bluzave të bardha. Por edhe në këtë rast mjeku penumolog nuk mund të largohet për të ardhur në QSUT nëse nuk ka mbaruar vizitat e pacientëve në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Nuk janë të paktë pacientët të cilët vijnë për t’u trajtuar në klinikat e QSUT dhe kanë probleme apo trajtohen edhe për probleme në mushkëri. Aq më tepër kur jemi në një situatë post covid e janë shtuar komplikacionet pacientëve në mushkëri.

Por nëse mjekja pneumologe më parë ka ekzistuar përse tani askush nuk e merr mundimin për ta zëvendësuar? Dhe kur mungojnë mjekë në qendrën më të madhe spitalore, nëse largohesh disa kilometra nga Tirana mungesat e mjekëve specialistë janë më të mëdha.

Por nëse shikoni në Facebook shëndetësia po lulëzon. Ndërkohë, në terren njerëzit sorollaten sa nga një spital në tjetrin.

Lexo më tej: Porti i Alabaarit/ Gropat që Balluku i la të hapura 



17 Comments

      1. Nuk ruhet gjoja vjedhme me komente … mir e keni Po telendisni popullin e varfer shqipetare.” . Te. Degjenerrum .

    1. pas ores 14 nuk ka me as specializant jo mjek pneumolog, se ja kercasin te privati te gjithe se kurva plake drejtoreshe e ka mendjen te pislleqet jo te puna, por nuk ka gazetari dhe kurajo njeri te beje gazetari investigative per hjallin me te m thotë:

      pas ores 14 nuk ka me as specializant jo mjek pneumolog, se ja kercasin te privati te gjithe se kurva plake drejtoreshe e ka mendjen te pislleqet jo te puna, por nuk ka gazetari dhe kurajo njeri te beje gazetari investigative per hjallin me te madh te njerezve-shendetin !

  1. Mos shkruani budalliqe, per perfitime politike. Vetem spitali i durrsit ka 3 pneumolog.
    Ju informoj qe kandidatet per pneumolog ne QSUT, qe presin te hapet nje vend pune. Mund te jen me shume se 10.

    1. pas ores 14 nuk ka me as specializant jo mjek pneumolog, se ja kercasin te privati te gjithe se kurva plake drejtoreshe e ka mendjen te pislleqet jo te puna, por nuk ka gazetari dhe kurajo njeri te beje gazetari investigative per hjallin me te m thotë:

      ne QSUT o loqe pas ores 14 nuk ka me as specializant jo mjek pneumolog, se ja kercasin te privati te gjithe se kurva plake drejtoreshe e ka mendjen te pislleqet jo te puna, por nuk ka gazetari dhe kurajo njeri te beje gazetari investigative per hjallin me te madh te njerezve-shendetin

  2. Ka te pakten 2 vjet qe s’ka pneulmolog!.
    Por TopMutChannel tani e pa te arsyeshme ta shpalle lajm!!!

  3. na keni ca karin me keto lajme kari, ska pneumolig se iku ne Gjermani ai qe ishte. Pse o idiote gazetare servila te te Shqupit kaq kollaj iken nje mjek ne Gjermani? Nje mjeku i duhet minimalisht 1 vit kurse intensive gjuhe qe te arrije te pranohet ne provimin qe ben Dhoma e Mjekeve per mjeket qe duan te punojne ne Gjermani.

    1. ISHALLA te bie rasti ta provosh o zar partie . Aty ne QSUT eshte bere si ne privat , dhe me keq se tallin k.. me njerezit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *