• |
ide | kryesore

Zelensky, njeriu i vitit 2022

Paparazzi, Slider



Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe “shpirti i Ukrainës” janë shpallur “Njeriu i Vitit” për vitin 2022 nga revista prestigjoze“Time”.

Presidenti ukrainas Zelensky, 44 vjeç, është quajtur hero nga shumë njerëz në vendin e tij dhe jashtë saj, dhe gjatë vitit të kaluar, u cilësua si një simbol i sfidës dhe demokracisë, ndërkohë që ai vazhdon të udhëheqë kombin përmes sulmeve të paprovokuara të Rusisë ndaj Ukrainës.

Presidenti ukrainas fitoi famë ndërkombëtare këtë vit, ndërsa mbronte vendin e tij kundër një pushtimi rus. Zelensky është i njohur për bluzen e tij të gjelbër dhe sjelljen e ashpër – por edhe fjalimet e tij të shpeshta, të ngrohta dhe qetësuese drejtuar popullit ukrainas.

Presidenti në muajt e fundit e ka udhëhequr Ukrainën drejt fitores, duke i shtyrë forcat ruse dhe duke rimarrë territorin e humbur.

Kujtojmë se vitin e kaluar “Njeriu i vitit” u shpall miliarderi Elon Musk. Ai ishte edhe këtë vit në listën e “Times” për t’u shpallur për herë të dytë “Njeriu i Vitit.”

Vitin e kaluar, “Time” përmendi kontributet e CEO të Tesla dhe SpaceX drejt “krijimit të zgjidhjeve për një krizë ekzistenciale” dhe për “mishërimin e mundësive dhe rreziqeve të epokës së titanëve të teknologjisë”.

Revista u përball me kritika për përzgjedhjen e Musk, njeriun më të pasur në botë, si personin e vitit 2021, një lëvizje që erdhi në të njëjtin vit që ProPublica raportoi se miliarderi nuk paguante asgjë ose shumë pak në tatime mbi të ardhurat në të kaluarën.

Këtë vit, Musk dominoi dhe ishte në qendër të vëmendjes me blerjen e tij të Tëitter për 44 miliardë dollarë. Musk ka bërë një sërë ndryshimesh të diskutueshme në kompaninë e mediave sociale, duke çuar në shqetësime për të ardhmen e Tëitter.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *