• |
ide | kryesore

Vllaznia, merkato kontroverse: asnjë nuk largohet nëse nuk bëhet një goditje

-Instant, F1, Sport
Vllaznia



Fitorja e arritur me Teutën ka qetësuar gjithë ambjentin në Shkodër, ku tani vëmendja është kthyer në merkato. Synimi është të sistemohen ato pozicione ku Mirel Josa është ndjerë i “tradhëtuar”. Po flasim për lojtarë që nuk justifikuan pritshmëritë. Drejtuesit e klubit, kanë nisur monitorimin e situatës, por lëvizjet do të fillojnë t’i bëjnë pas datës 1 janar kur hapet zyrtarisht merkato. Gjithësesi, një merkato kontroverse te Vllaznia, sepse zakonisht priten daljet pastaj bëhen goditjet. Në Shkodër këtë herë është ndryshe: askush nuk ikën nëse nuk vjen një lojtar.

Në Shkodër nuk duan të rrezikojnë të mbeten zbuluar, ndaj dhe për momentin nuk ka asnjë emër qoftë në hyrje apo në dalje. Pritet një takim mes presidentit Alban Xhaferri dhe teknikut Josa. Aty dp të përcaktohet linjën përfundimtare e veprimeve. Por është e sigurtë se nuk do të kalohet në aventurë. E thënë më ndryshe do të bëhen lëvizje vetëm pasi të sigurohet akordi me lojtarët e rinj. Kjo strategji sigurisht që ka një prapaskenë. Eksperienca i ka treguar shkodranëve që lojtarët e mbërritur në janar duhet të jenë në aktivitet për tu përshtatur shpejt.

Lexo më tej: Video/ Vllaznia poker Teutës në “Loro Boriçi”: Martini merr në Shkodër pritjen që nuk do ta donte

KU ËSHTË FOKUSUAR KLUBI

E kështu, nuk kërkohen CV me emra që më pas nuk japin asgjë në fushë, por lojtarë që mund të japin kontributin e tyre menjëherë. Preferenca në këtë pikë është e kuptueshme, vendet fqinje, gjithnjë nëse ndonjë situatë nuk krijohet në Superiore. Kështu, daljet për momentin janë pezull, sepse më parë duhet të firmoset me lojtarin që stafi teknik dhe drejtuesit do të përzgjedhin.

Sigurisht, sipas asaj që konfirmon numri 1 i klubit, lëvizje do të ketë. Përvec lojtarëve të talentuar të akademisë që do të përpiqen të huazohen për eksperiencë, edhe lojtarë që stonuan në 15 javët e para mund të largohen. Në vend të parë është Kristian Vulaj. Shqiptaro-malazezi nuk tregoi asgjë nga ajo që shpresonin te Vllaznia kështu që minutazhi i ulët dhe paga e lartë mund të jenë më determinuese se kontrata tre vjecare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *