Princ Harry është planifikuar të shfaqet në dy intervista të reja ku do diskutoj vendimin e tij për të folur kundër historive të rreme publikuar për të dhe bashkëshorten Meghan Markle.
“Çdo herë që u përpoqa ta bëja privatisht, ka pasur njoftime dhe disa histori kundër meje dhe gruas sime,” i tha Harry Anderson Cooper për 60 Minutes. “E dini, motoja e familjes është; “Kurrë mos u anko. Kurrë mos shpjego.”
Harry më pas vazhdoi të vendoste në dukje mënyrat e ndryshme se si familja mbrohet shpesh në media kundër narrativave të rreme. “Ata do të kenë një bisedë me korrespondentin dhe ky i fundit do të shkruajë historinë,” vazhdoi ai. “dhe në fund të saj ata do të thonë se iu drejtuan Pallatit Buckingham për koment. Por e gjithë historia është nga Buckingham Palace.”
Themeluesi i Archewell shtoi; “Kështu që kur na thuhet për gjashtë vitet e fundit që nuk mund të bëjmë një deklaratë për t’ju mbrojtur, por ju e bëni atë për anëtarët e tjerë të familjes, vjen një moment kur heshtja është tradhti. ”
Princi dha gjithashtu një përditësim se ku qëndron me vëllain e tij Princin William dhe babain Mbretin Charles III. “Kurrë nuk duhej të ishte kështu,” u shpreh ai. “Unë dua një familje, jo një institucion. Ata ndihen sikur është më mirë të na paraqesin si të këqinj. Ata nuk kanë bërë asnjë veprim për t’u pajtuar.”/Lapsi.al
Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/12/27/dhurata-e-meghan-markle-per-princ-william/