• |
ide | kryesore

Video/ Felipe Anderson nuk fal, 1-0 ndaj Bologna: Lazio në çerekfinale të Kupës

-Instant, Sport, Video
Felipe Anderson



Lazio rrëmben kalimin për në çerekfinale të Kupës së Italisë, me një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Bologna. Në Olimpico, ishte vendimtar goli në pjesën e parë i Felipe Anderson, i ndihmuar nga një gabim i mbrojtësit kuqeblu Sosa. Ai humbi topin duke lejuar Pedron t’i shërbente brazilianit. Milinkoviç-Savic iu afrua disa herë golit, ndërsa emilianët nuk ishin kurrë të rrezikshëm. Para ndeshjes një kujtim emocionues në respekt të Sinisa Mihajlovic, simbol i të dyja skuadrave.

Fiton ngushtë Lazio, por me plot meritë. Një gol i Felipe Anderson pas gjysmë ore lojë ka mjaftuar për t’i dhënë bardhekaltërve çerekfinalet e Kupës së Italisë. Lazio arrin në këtë fazë të turneut për herë të dymbëdhjetë radhazi. Një ndeshje asnjëherë në diskutim, e luajtur pa e ekzagjeruar, por në mënyrë të kthjellët nga skuadra e Sarri.

Lexo më tej: Video/ Gjimshiti titullar, Atalanta thërmon Spezian: derbi zikaltër në çerekfinale të Kupës së Italisë

Përballë ishte një Bologna që, pas fitores së bukur në Udine, ofroi një paraqitje nën pritshmëritë. As edhe një goditje në portë për skuadrën e Motta, që ishte shumë pritëse në fillim. Pastaj, në disavantazh, kuqeblutë nuk mundeshin më të ndryshonin rezultatin. Edhe sepse Lazio nuk lejoi asgjë. Skuadra vendase, ndryshe nga e shkuara e afërt, këtë herë qëndroi në rrugën e duhur deri në fund dhe mbrojti fitoren pa probleme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *