• |
ide | kryesore

Video/ Darmian dërgon Interin në gjymëfinale të Kupës së Italisë: Atalanta dorëzohet në San Siro

-Instant, F1, Sport, Video
Darmian



Interi mposhti Atalantën 1-0 dhe fitoi të drejtën e kalimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Tani zikaltrit do të përballen me fituesin e Juventus-Lazio. Në San Siro u luajt një ndeshje e tensionuar dhe e ekuilibruar e vendosur vetëm nga një blitz në pjesën e dytë. Në pjesën e parë shtylla shpëtoi Atalantën në të majtën e Calhanoglu. Ndërsa Zapata gaboi në një goditje me kokë në pozicion komod. Në pjesën e dytë, pastaj, Darmian (57′) në asistin e Lautaros zgjidhi gjithçka, duke firmosur golin që eliminoi Atalantën.

Interi shkon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku do të sfidojë fituesin e Juventus-Lazio. Vendosi ndeshjen një gol i Matteo Darmian, që në ndeshjet e fundit ka zënë vendin e një Milan Skriniar të hutuar nga merkato dhe mos rinovimi. Të besuarit e teknikut Inzaghi merituan të vazhdojnë përpara, sepse luajtën dhe konkluduan më shumë kundër bergamaskëve nën ton, në krahasim me versionin e Serie A.

Lexo më tej: Video/ Dygolëshi i Lautaro shtrin përtokë Cremonese: Inter kalon provizorisht Milan

Për vendasit është suksesi i katërt në katër ndeshjet e fundit direkte, përfshirë Kupën e Italisë dhe Superkupën. Një kartvizitë e bukur për derbin e së dielës, që tifozët e Interit e presin me padurim. E konfirmuar kjo nga thirrjet kundër kuqezinjve të Milan, të dëgjuar që në momentet e para të ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *