• |
ide | kryesore

Video/ Katër gola në 40 minuta me Al Nassr, Ronaldo i tregon sheikëve për çfarë kanë paguar: rekord i ri

-Instant, Sport, Video
Ronaldo



Një Cristiano Ronaldo i ekzagjeruar pushtoi sot fushën me Al Nassr, për fatin e keq të Al Wehda. Fenomeni portugez, i cili sapo ka festuar ditëlindjen e tij të 38, ka shënuar katër gola të pabesueshëm në 40 minuta, mes të 21′ dhe 61′. Një arritje që e ka lejuar të kapërcejë shifrën e 500 golave në kampionatet ku ka luajtur. CR7 ka shënuar 3 në SuperLigën Portugeze, 103 në Premier League, 311 në La Liga, 81 në Serie A dhe 5 në Saudi Pro League për një total prej 503. Falë këtij suksesi, skuadra e Rudi Garcia ngrihet kështu në vendin e parë në renditje. Pavarësisht se ka luajtur një ndeshje më pak, Al Nassr barazohet në pikë me Al Shabab.

Lexo më tej: Video/ Ronaldo nuk harron “vesin”, dy gola në debutim e ‘siuuu’ para Messi: PSG mund 4-5 seleksionin saudit

Një shfaqje autentike e vetëm një njeriu që u vu në skenë nga Ronaldo. Portugezi magjepsi shokët e skuadrës e tifozët. Natyrisht edhe sheikët që bënë një investim të cmendur për të. Pesë herë fituesi i Topit të Artë zhbllokoi ndeshjen pas 20′ me një goditje të saktë me të majtën në këndin e largët të portierit. CR7 dyfishoi epërsinë e tij në minutën e 40′ duke i shpëtuar pozicionit jashtë lojë. Në pjesën e dytë erdhën edhe golat e tretë dhe të katërt personalë. Fillimisht me penallti në minutën e 51′ dhe më pas duke mundur në dy tentativa portierin kundërshtar në minutën e 61′.

POKERI I CRISTIANO RONALDO



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *