• |
ide | kryesore

Bëri gjestin e festimit të Icardit kur e nxorrën nga rrënojat pas 4 ditëve: argjentinasi bën premtimin për Kadir

-Instant, Sport
Kadir



Kadir është një i mbijetuar mrekullisht. Djaloshi turk u nxor i gjallë pas 87 orësh nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë. Në kohën kur deri më tani janë regjistruar mbi 22,000 humbje jete, djali është gjetur çuditërisht në gjendje të mirë. Kjo duke marrë parasysh atë që ka kaluar nën rrënoja dhe kohën e gjatë të kaluar aty. E megjithatë, ai pati kthjelltësinë që në ato moment lumturie të bënte kërkesën për idhullin e tij.

Lexo më tej: Mertens e gruaja e tij ndihmojë në Turqi: ngarkojnë pako për viktimat e tërmetit

Madje Kadir i befasoi mjekët në spital kur vuri duart te veshët. Nuk ishte një mënyrë për të sinjalizuar një problem fizik. Por vullnetin për t’i bërë një kërkesë të veçantë idhullit të tij, Mauro Icardi. Sulmuesi i Galatasaray zakonisht feston kështu pas një goli dhe Kadir kërkoi që historia e tij të mësohej nga argjentinasi. Një mënyrë që ai të mund të kishte fanellën e tij me autograf. Misioni i përmbushur: Icardi me një postim në Instagram ka shkruar një mesazh për Kadir: “Shpresoj të shihemi së shpejti, do të jap fanellën time dhe një përqafim të madh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *