• |
ide | kryesore

Video/ Diletta Leotta shtatzënë me Karius, prova është te pasqyra: forma e barkut, në video, e dyshimtë

-Instant, Sport, Video
diletta



Historia e dashurisë mes Diletta Leotta dhe Loris Karius vazhdon e vrullshme. Gjërat mes gazetares sportive italiane të Dazn dhe portierit gjerman duket se po shkojnë më shumë se mirë. Madje orët e fundit në rrjetet sociale po qarkullojnë fjalë për një shtatëzani të mundshme të prezantueses bukuroshe të Dazn.

Lexo më tej: Gazetarja më joshëse italiane, flirt me gafaxhiun e Champions: Leotta nis kurs anglishte për Loris Karius

Gjithcka ka lindur si rezultat i një videoje të dyshimtë të shpërndarë nga Diletta në TikTok. Në imazhin që shfaqet aty moderatorja po merret me provat e veshjeve për t’u shfaqur në Sanremo. Mes një veshje e një tjetrë, ajo që ka tërhequr vëmendjen në video është një detaj që po bën xhiron e internetit. Në një frame në të cilën Leotta shfaqet në profil, forma e barkut është e dyshimtë. Ndërkohë që thashethemet shumëfishohen, asnjëri nga të dy (zakonisht shumë aktiv në rrjetet sociale) nuk ka dashur të ndërhyjë në këtë çështje. As për ta konfirmuar e as për ta mohuar.

HISTORIA

Megjithatë, e sigurt është se historia e dashurisë mes Diletta Leotta dhe Loris Karius duket se po lulëzon. Të dy janë së ​​bashku që prej tetorit të kaluar, kur prezantuesja postoi disa foto e përqafuar me portierin, në shtëpinë e saj. Jo vetëm kaq, çifti kaloi edhe në prezantimet zyrtare familjare. Në fakt, gjatë festave të Krishtlindjes, Diletta Leotta prezantoi me të gjithë familjen partnerin e saj të ri. Në Boxing Day, Loris Karius më pas fluturoi për në Siçili për t’u prezantuar zyrtarisht me njerëzit më të dashur të gjysmës së tij më të mirë. Para historisë së dashurisë me Karius, prezantuesja e Dazn kishte pasur një lidhje me modelin Giacomo Cavalli. E para tij me aktorin turk Can Yaman. Madje për të dy qarkullonin edhe zëra edhe për martesë.

https://www.youtube.com/watch?v=hBkZIdSUTu4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *