• |
ide | kryesore

Neymar, doli nga fusha me barrelë: rezultati i kontrolleve të kaviljes është ai që i trembej PSG

-Instant, Sport
Neymar



Nuk ka qetësi për Neymar, i goditur gjithnjë e më shumë nga dëmtimet. Futbollisti brazilian doli me barelë dhe i përlotur gjatë ndeshjes së kampionatit kundër Lille. Një ndërhyrje e ashpër në kavilje, që pati një përndrydhje të panatyrshme, e tani PSG dridhet. Pamjet drithëruese bënë xhiron e botës dhe serioziteti i dëmtimit u duk menjëherë mjaft i rëndësishëm.

Ditën e sotme PSG ka lëshuar një deklaratë për shtyp me rezultatet e testeve të kryera në kaviljen e brazilianit. Përgjigja e tyre është ajo që PSG i trembej më shumë: “Testet konfirmuan ndrydhjen e kaviljes me dëmtim të ligamenteve. Një vlerësim i re i situatës do të bëhet javën e ardhshme”. Një tjetër goditje e rëndë për Neymar që nuk gjen dot vazhdimësinë e duhur në karrierën e tij.

Lexo më tej: Video/ Kavilja e përdredhur në mënyrë jonatyrale: Neymar del me barrelë, Messi i jep fitoren PSG në shtesë

Një futbollist i kristaltë, kështu mund të quhet braziliani që po lufton me dëmtimin e panumërt të karrierës së tij të trazuar. Edhe gjatë Botërorit të fundit në Katar Neymar u desh të ndalonte për shkak të një problemi fizik. Tani një tjetër dëmtim që do ta mbajë larg fushave, duke bërë që të humbasë një nga periudhat më të rëndësishme të sezonit me ndeshjet e kampionatit dhe Champions League.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chiamarsi Bomber (@chiamarsibomber)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *