• |
ide | kryesore

Tifozëve të Inter, edhe pse me biletë, iu ndalua hyrja në Do Dragao: Uefa hap hetimin ndaj Porto

-Instant, Sport
Do Dragao



Pas denoncimit të prezantuar nga Inter, UEFA ka nisur hetimin për menaxhimin e shitjeve të biletave në Do Dragao. Para ndeshjes së kthimit të 1/8 të Ligës së Kampionëve me Porto ndodhën disa incidente të pakëndshme. Më shumë se njëqind tifozëve zikaltër me bileta, iu mohua hyrja në impiantin sportiv të martën në mbrëmje. Sipas asaj që është raportuar nga një burim i UEFA-s për agjencinë portugeze Lusa, hetimi ka të bëjë me “përgjegjësinë për menaxhimin e sigurt të spektatorëve dhe politikën përkatëse të biletave” nga autoritetet kompetente.

“UEFA është informuar se një numër i madh i tifozëve miq kishin blerë bileta për seksionet e destinuara për tifozët e skuadrës vendase – shpjegoi burimi -. Rregullorja UEFA parashikon që 5% i kapacitetit të stadiumit duhet të ofrohet për ekipin mik, në një zonë të rezervuar për tifozët. Mes dy klubeve janë diskutuar masat për të gjetur një zgjidhje”.

Lexo më tej: Video/ Haaland në historinë e Champions, 5 gola ndaj Leipzig: Porto ndalet nga shtyllat, Inter kualifikohet

Në fund të ndeshjes së së martës, e cila sanksionoi daljen e Portos nga Champions League, drejtori ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta, njoftoi prezantimin e një denoncimi zyrtar te UEFA për këtë çështje. Ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa video të tifozëve të Interit që u grumbulluan në hyrjet e Stadio do Dragao në përpjekje për tu futur me një biletë për sektorin e destinuar për tifozët e Portos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *