• |
ide | kryesore

Tërheqje e Ramës nga “pasaportat e arta”, pas 4 vjet paralajmërimesh

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ka mjaftuar një vizitë në Tiranë e zv.presidentit të Komisionit Europian, një bisedë e shkurtër me Ramën dhe aq e pat nisma e “pasaportave të arta”. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e pranoi tërehqjen në konferencën me zv.presidentin e Komisionit Europian, Josep Borrel dhe Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në Tiranë.

Rama iu referua çështjes së Maltës në Gjykatën e Drejtësisë, kur pranoi anulimin e nismës që kishte paralajmëruar.

“Përsa i përket pasaportave të arta kemi bërë të qartë që e kemi pezulluar procesin deri kur të sqarohet në nivel evropian qëndrimi. Ne nuk e shpikëm këtë, e morëm nga vendet e BE që e kanë zbatuar me sukses. Ka një çështje në Gjykatën Europiane, ne nuk do ta nxjerrim më këtë iniciativë në tavolinë pa parë si do të përfundojë çështja ne Gjykatën Europiane” u shpreh Rama.

Lufta në Ukrainë dhe presioni në rritje i BE

Idenë për të bërë para me një program të “pasaportave të arta shqiptare”, kryeministri Edi Rama e shprehu për herë të parë në vitin 2019, gjatë një takimi në Londër.

“Ka rreziqe, por ne nuk mund t`ia mohojmë vendit tonë dhe së ardhmes sonë potencialin e jashtëzakonshëm të këtij programi”, u shpreh Rama gjatë Konferencës Botërore për Nënshtetësinë.

Që nga viti 2019 kanë kaluar 4 vjet, por qeveria shqiptare e ka zvarritur projektin, meqënëse Bashkimi Europian nuk e shihte me sy të mirë një program të tillë.

Me skema të ngjashme po bënin para vende të tjera si Qipro, Bullgaria apo Malta.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë, presioni u bë më i fortë.

Disa vende, si Portugalia, Irlanda, Spanja etj mbyllën edhe programet e “vizave të arta”, sipas të cilave të huajt që investojnë një shumë parash, mund të pajisen me viza qëndrimi afatgjata në këto vende.

Për Shqipërinë, mesazhi i parë i qartë edhe në Raportin e Progresit për vitin 2022.

“Skema të tilla paraqesin rreziqe në lidhje me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit dhe infiltrimin nga krimi i organizuar dhe janë të papajtueshme me legjislacionin e BE-së. Si vend kandidat [për anëtarësim në BE], Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të tillë” thuhej në raport.

Bullgaria e anuloi programin e saj në vitin 2022. Qipro e ndali në vitin 2020 për shkak të disa skandaleve.

Refuzimi i Maltës për ndalimin e programit fitimprurës

Malta është i vetmi shtet i Bashkimit Europian që nuk e ka ndërprerë një program të tillë. Deri tani mendohet se shteti maltez ka mbledhur me shumë se 1.1 miliardë euro duke ofruar pasaporta në këmbim të investimeve.

Çdo i huaj që investon më shumë se 1 milion dollarë në Maltë mund të pajiset me pasaportën e këtij shteti dhe mund të jetojë dhe punojë kudo në BE.

Në muajt e fundit, Malta përjashtoi nga programi shtetasit rusë dhe bjellorusë, por skema mbetet në fuqi për kombësitë e tjera. Konflikti do të zgjidhet në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Europian. Nëse Malta humb do të penalizohet me gjoba të rënda.

“Duke ofruar shtetësi në këmbim të pagesave ose investimeve të paracaktuara, pa një lidhje të vërtetë me shtetin anëtar në fjalë, Malta shkel ligjin e BE-së”, shkroi në Tëitter komisioneri i çështjeve të drejtësisë të BE-së, Didier Reynders.

“Vlerat e Bashkimit Evropian nuk janë në shitje” shtoi ai.

Qeveria e Maltës u përgjigj me një deklaratë duke hedhur poshtë se skema ishte në kundërshtim me ligjin e BE-së dhe përsëriti se politika e saj e shtetësisë ishte rreptësisht një çështje e kompetencës kombëtare.

Rama lëshon “pasaportat e arta”, por jo amnistinë dhe kanabisin

Duke marrë parasysh, se pas fillimit të luftës në Ukrainë, siguria është një çështje kardinale dhe se shumë vende të BE-së reflektuan, logjika e do që Rama nuk ka pasur shumë zgjedhje veçse të tërhiqej.

Por kryeministri këmbënguli tek amnistia fiskale dhe tek kultivimi i kanabisit mjekësor, të dyja nisma që kanë ngritur shqetësim në Bashkimin Europian.

Lexo edhe: Amnistia fiskale/ Ambasadorja e BE: Ramës i kemi treguar “vijat e kuqe”

Lexo edhe: Presioni ndërkombëtar po shantazhon trafikantët që të tremben nga amnistia e Ramës

Lexo edhe: Amnistia fiskale/ Lavatriçe e parave të pista apo lehtësi për emigrantët?

Në veçanti amnistia fiskale, shihet nga komuniteti ndërkombëtar si një shans tjetër që i jepet trafikantëve të drogës dhe kontigjentit kriminal për të pastruar paratë në Shqipëri.

Rama pohoi se ishte gati të pranonte këshillat e Bashkimit Europian, por nuk do të tërhiqej nga amnistia fiskale.

“Nuk heqim dorë thjesht sepse kjo nuk është një gjë e mirë në parim, sepse ne kemi të gjitha arsyet tona për të menduar që kjo është gjëja e duhur për Shqipërinë, por ama nga ana tjetër ne duam që këtë gjë ta bëjmë së bashku dhe prandaj ju falënderojmë për ekspertizën dhe duam t’i shkojmë deri në fund procesit të dialogut edhe të përmirësimit të drafteve” u shpreh ai.

Gjithsesi përbetimeve të Ramës për projekte që i shkojnë kundër Bashkimit Europian dhe SHBA nuk është për t’iu besuar gjatë. Në raste si këto, mjafton një  bisedë e shkurtër me dyer të mbyllura dhe Rama tërhiqet me lehtësi nga projekte që i paralajmëron prej vitesh. E tillë ishte edhe flluska e sapunit e pasaportave të arta./Lapsi.al

 



13 Comments

  1. Po nuk eshte ky mer

    Ky as u terhoq e as u perpoq

    Xhaxha sorres, nuk i dolen llogarite, varet pse e anyllon, kushedi me ça tjeter do e mbi-kompensoje

    1. Rama e provoi kete biznes, u ka ofru pjese dhe atyre ne eu, por sic duket ka shume rezistence, sepse për lekë kishte mbaruar kjo pune, nuk i llogarit njeri shqiptarët rama mund te bëjë çtë dojë. mos mba shpresë kot , i zoti e nxjerr gomarim mga balta , eu dhe usa të shohin mga duart çka për të marrë

  2. Ky te pakten e njeh,Terheqjen,por serbi spiun e komunist salih karaxhic metaj nuk e njohin fare fjalen terheqje o shpellkari i salihut

    1. Tërheqje Rama.Po njeh Rama tërheqje.E detyrim.Tani me pasaportat e pak e pak më të tjerat. Kështu fillon fundi.

    2. Sala humbi ne 2013, u terhoq eshe nga partia…

      Kti gallofit te gjate nuk ka jave qe si falin nga 3 skandalet, ku eshte terheq ???

      Vetem terheqjen zvarre do njofi, po paten fat shqipot, se vete nuk e heqin dot kurre, me rob si ty

  3. U terhoq Rama?!
    Ua tha ne anglisht komisionereve te Evropit, se ne shqip ua thote heren tjeter.
    Tallja e rradhes…

  4. – Nëse Bëlind Këlliçit nuk i mjaftojnë 2 milion lekë në muaj rrogë dhe për një javë shpenzon 1200 dollarë, si e shtyn ai pjesën tjetër të muajit?

    – Nëse për sponsorizimet e tij në Facebook janë financim në kuadër të fushatës, kush janë financuesit e tij dhe çfarë shumash i kanë financuar?

    – A është vëllai i tij, financuesi i mijëra eurove që derdhen në llogaritë e Facebook?

    – A e ka deklaruar Këlliçi burimin e të ardhurave në deklaratën e tij të pasurisë pranë ILDKPI?

    – A i paguan ai 11 menaxheret e faqes se tij në Facebook, prej të cilëve 6 jetojnë në Shqipëri, 3 në Kosovë, 1 në SHBA dhe 1 në Gjermani?Kerrici i salihut dhe spiunit metaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *