• |
ide | kryesore

Inter në ankth për Calhanoglu: problem në aduktorin e djathtë, priten rezultatet

-Instant, Sport
Calhanoglu



Inter është alarmuar për gjendjen fizike të Hakan Calhanoglu. Turku ishte i detyruar të dilte nga fusha në ndeshjen kualifikuese kundër Kroacisë në fund të pjesës së parë. Fantazisti ka pësuar një problem në aduktorin e kofshës së djathtë. Mesfushori i zikaltërve u largua nga fusha me dhimbje, me njërën dorë që masazhonte pjesën e brendshme të kofshës së djathtë. Lajmi që nuk i duhej Interit, para një tur force në prill mes kampionatit, kupës e Champions. Në fakt, Inzaghi luan gjithcka në përballjet e dyfishta ndaj Benfikës në cerekfinale të Champions dhe Juventusit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Calhanoglu pritet në Itali për kontrollet instrumentale, të cilat do të japin një përgjigje më të saktë për kohën e rikuperimit.

Calhanoglu do të mungojë në ndeshjen e së shtunës në kampionat në shtëpi kundër Fiorentinës. Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë kundër Juventusit më 4 prill është gjithashtu në rrezik. Simone Inzaghi shpreson ta ketë sërish në dispozicion për 11 prillin, data e ndeshjes së parë çerekfinale të Champions. Zikaltrit luajnë kundër Benficas në stadiumin Da Luz në Lisbonë. “Hakan Çalhanoğlu pësoi një tendosje të muskulit. Do ta zbulojmë se sa serioze është pas MRI-së”, tha trajneri i Turqisë Stefan Kuntz pas ndeshjes.

Për teknikun Inzaghi, lajmi i mirë vjen nga Romelu Lukaku. Pas trigolëshit kundër Suedisë në kualifikueset e Euro 2024, sulmuesi shënoi edhe në ndeshjen miqësore të fituar 3-2 nga Belgjika në Këln me Gjermaninë. “Përsëri Big Rom”, ka shkruar Interi në Tëitter. Prandaj, trajneri zikaltër do të gjejë në Appiano një Lukaku të motivuar dhe rigjeneruar me katër gola në dy ndeshje me kombëtaren e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *