• |
ide | kryesore

Prokuroria kërkon burg për Gleard Gushollin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gleard Gusholli, 31-vjeçari që mbajti peng për një javë dhe dhunoi në mënyrë barbare të dashurën e tij do të dalë ditën e sotme para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Sipas BW, prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për 31-vjeçarin. Ndërkohë që për personat e tjerë që kanë ndihmuar Gushollin, është kërkuar detyrim paraqitje.

Ai u arrestua dy ditë më parë pasi kishte torturuar për një javë bashkëjetuesen e tij.

Kjo e fundit deklaroi dje për mediat se kishte tentuar disa herë vetëvrasjen por ai nuk e kishte lejuar duke dashur që të vuante nga goditjet me shqelma, grushte dhe me këmbën e karriges.

E reja tha se ish partneri i saj pretendonte se ajo bashkë me prindërit e saj kishin bërë denoncim ndaj tij në shtetin gjerman duke u bërë shkak që ai të dëbohej.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *