• |
ide | kryesore

“Si kalut? Largohu!”/ Fjalët që u tha punonjësve autori i vrαsjes së Ardian Nikulajt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Nikulaj



Autori i vrαsjes së biznesmenit dhe politikanit të Lezhës, Ardian Nikulaj u përball në derën e lokalit me një nga punonjësit, por gjakftohtë ai iu afrua shënjestrës dhe e qëlloi me 6 plumba pistolete. Kjo del nga dëshmitë e të pranishmëve kur ndodhi ngjarja e rendë e së mërkurës së 19 prillit. Lek Ll., një nga punonjësit në biznesin e viktimës u shpjegoi hetuesve momentin kur u përball me vrαsësin.

“Pasi mbarova punën që pastrova te bregu i detit e lulishtes, hyra të lokali edhe mora një shishe ujë. Aty brenda në lokal, ishte i ulur në karrige Ardiani dhe ishte duke shkruar në telefon. Fola pak me të dhe pasi e përshëndeta isha duke u nisur për të dalë, për të ikur në punën time.

Isha te dera edhe isha me fytyrë nga Ardiani, kur me erdhi nga mbrapa nga ana e djathtë e imja, një burrë i gjatë i veshur me pantallona me xhepa, sipër kishte një jelek si të verdhë të ndezur dhe në kokë kishte një kasketë të zezë.

Ai me tha veç ‘Largohu’ hyri brenda në lokal dhe shkoi në drejtim të Ardianit. E zgjati dorën dhe dëgjova zhurmën që kishte gjuajtur me pistoletë Ardianin. Autori ishte i gjatë, mbi 1.85 dhe ishte trup i mbushur”, – shpjegon ai.

“Kur më tha “Largohu” kishte një zë të trashë, por theksin nuk e mbaj mend se veç aq më tha edhe nuk i vura mendjen sepse mendova se ishte ndonjë person që i kisha zënë derën dhe donte të futej” – ka shtuar më tej ai.

Mark N., një tjetër dëshmitar, tha se Ardiani banonte në të njëjtën godinë, në katin e parë të së cilës ndodhet lokali “Koral” ku ndodhi vrasja.

“Rreth orës 12:30 – 13:00, kohë që kam qenë në banak, kamerieri F. Ç ka qenë tek banaku pranë meje dhe i ulur në tavolinë përballë banakut ka qenë pronari Ardiani, vetëm, i cili ishte i përqendruar tek telefoni që kishte në dorë. Në këtë kohë ka hyrë në lokal një person mashkull, i cili mbante veshur një veshje të trashë dhe një jelek pune jeshil sipër rrobave, ndërsa në kokë kishte skafandër dhe dorën e kishte në çantë, me rrip të lidhur në trup.

LEXO EDHE: VIDEO/ Momenti kur killeri qëllon Ardian Nikulajn në lokal

Pasi është afruar afër banakut personi na ka përshëndetur mua dhe kamerierin duke na thënë: “Si kalut”. Në këtë çast unë dhe kamerieri po bisedonim me njëri- tjetrin dhe nuk e kishim shumë mendjen tek personi në fjalë. Kam vënë re se ai është afruar tek tavolina ku ndodhej Ardiani dhe pasi ka nxjerrë armën nga çanta ka filluar të qëllojë në drejtim të tij. Jam ulur poshtë banakut dhe kam dalë nga magazina në të djathtë, ku kam qëndruar deri sa kanë pushuar të shtënat”, – tregon ai.

Dëshmitari shpjegon se nuk ia ka fiksuar fytyrën vrasësit, pasi sipas tij ndodhi gjithçka shumë shpejt dhe se në fillim mendoi se ishte ndonjë klient. I pyetur nga hetuesit se nga cila zonë mund të jetë autori, dëshmitari thotë se “me aq sa komunikoi autori, që dëgjova që na tha “si kalut”, nuk jam në gjendje të them se nga cila zonë mund të ketë qenë, por mendoj se nga veriu ose nga Shqipëria e mesme, pasi nuk mund duk dialekt jugor”.

Nikulaj ka qenë kandidat për deputet në siglën e PSD-së në zgjedhjet e vitit 2021. Aktualisht synonte një vend në këshillin e Bashkisë së Lezhës. Ai u qëllua me 6 plumba në lokalin e tij “Koral” nga një person që mbante jelek fosforeshent dhe skafandër në kokë. Vrasësi dyshohet se erdhi dhe u largua me motor i vetëm nga Shkodra. Ardian Nikulaj dyshohet të jetë vëzhguar para se të ekzekutohej. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Katër anëtarë të KAS që votuan për vendosjen e emrit të Ilir Metës në fletën e votimit janë bërë tabelë qitje dhe po linçohen publikisht, edhe pse është një nga institucionet konsesuale të zgjedhjeve. Celibashi i ka të gjitha vendimet thuajse kundër socialistëve, por askush nuk ka bërë ndonjë deklaratë kundër tij.

    Ndërsa Berisha ka lëshuar gjithë mediat dhe gazetarët e listë pagesës djalit, të linçojnë 4 nga 5 anëtarët e KAS që thjesht urdhëruan zbatimin e ligjit.

  2. Po pse Karsi do vendos se kush duhet te jete i zoti shtepise o ripjells, kush e drejton koalicionin e vendosi ata qe jane ne koalicion.
    Se po te ishte keshtu pse u vendos alibasha kryekar i Pd kur kryekar legal eshte luldhimi. A nuk ishte alibasha me emrim te luldhimit??.
    Por ju ripjellsat shikoni qimet te syri tjetrit dhe nuk shikoni trarin ne syrin tuaj,suksese ne jete🤮🤮

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *