• |
ide | kryesore

Video/ “Qani tani…”: Ederson tallet me tifozët e Arsenal, festimi i portierit të City bëhet virale

-Instant, Sport, Video
Ederson



Manchester City shkatërroi Arsenal në përplasjen për kreun e Premier League dhe Ederson ishte protagonist i një ngacmimi ndaj tifozëve të Gunners që u bë viral në pak orë. Përplasja e shumëpritur për titullin kampion mes Manchester City dhe Arsenal përfundoi me rezultatin e pastër 4-1 në favor të lojtarëve të Guardiolës.

Të udhëhequr nga një super De Bruyne, City asfaltoi londinezët duke u afruar në -2 nga vendi i parë. Citizens, ndërkohë, kanë dy ndeshje për të rikuperuar. Kështu, mundësia për të fituar tripletën është ende e hapur për Guardiolën. Tekniku spanjoll është ende në garë për kupën (finale ndaj Manchester United) dhe në Champions League.

EDERSON TALLET ME TIFOZËT E ARSENAL

Ai që e rrëmbeu skenën ishte braziliani Ederson. Portieri i City, jo shumë i impenjuar gjatë ndeshjes, u bë viral për reagimin e tij në golin e 4-1 të Haaland. Në fakt, braziliani iu drejtua sektorit të tifozëve të Gunners dhe imitoi gjestin e të qarit.

Vetëkuptohet se gjesti i portierit ndau opinionet e njerëzve në rrjetet sociale. Ka nga ata që e etiketonin hero dhe atyre, nga ana tjetër, që e cilësuan si mungesë sportiviteti. Fakti është se City është praktikisht i pari dhe me vetëm 5 ndeshje të mbetura, mund të thuhet fortë se është pranë fitimit të kampionatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *