• |
ide | kryesore

Video/ Inter mposht Romën në sprintin Champions: Dimarco e Lukaku i japin zikaltërve suksesin e katërt radhazi

-Instant, Sport, Video
Inter



Milani thërret, Inter përgjigjet. Në javën e 34 të Serie A, skuadra e Simone Inzaghi fitoi 2-0 përballjen direkte me Romën. Zikaltrit arrijnë në kuotën e 63 pikëve në luftën e fortë për zonën Champions League. Në Olimpico u zhvillua një ndeshje e ekuilibruar dhe shumë fizike. Në pjesën e parë Onana fluturoi në të djathtën e Pellegrini dhe Dimarco (33′) zhbllokoi ndeshjen me asistin e Dumfries. Në pjesën e dytë verdhekuqtë reaguan dhe protestuan për një prekje me dorë në zonë nga Darmian. Çerek ore lojë nga fundi Lukaku (74′) lau hesapet duke përfituar nga një gabim i Ibanez. Në fund Lautaro goditi edhe traversën.

Interi rrëmben të katërtën radhazi dhe mbron zonën Champions. Pas fitores së Milan ndaj Lazios, zikaltërit iu përgjigjën prezent ndaj Romës dhe mbetën në vendin e katërt. Inzaghi mban kështu avantazhin +2 nga kuqezinjtë. Në Olimpico ishte një provë e ashpër dhe konkrete e të besuarve të teknikut Inzaghi. Zikaltrit shpërndanë forcat në kuadër të euroderbit në Champions dhe sistemuan grupin e Mourinhos me një gol në çdo pjesë. Një ndeshje e shënuar nga shumë duele fizike, që i bën edhe më të rënda tre pikët e Inter. Zikaltrit kanë tani edhe avantazhin e përplasjeve direkte, në rast të një arritje të mundshme me pikë të barabarta në javën e fundit.

Lexo më tej:Video/ Milan likuidon Lazion me Bennacer e Theo, Pioli i kënaqur për zonën Champions: “Nuk mund të gabonim”

E SHTUNA MILANEZE

E shtuna e Champions League në Itali flet vetëm gjuhën milaneze. E kështu Simone Inzaghi feston pas Stefano Pioli. Milan kishte mposhtur Lazion pasdite, zikaltrit pritën darkën. Për Inter kjo ishte fitorja e katërt radhazi, që do të thotë ruajtja e vendit të katërt me dy pikë përpara Milan. Inzaghi duhet të bëjë kujdes nga tre pikët që e ndajnë nga Atalanta e impenjuar nesër, ndërsa janë shkëputur pesë pikë nga Roma. Në Olimpico përfundoi 2-0 falë golave të Dimarco, në pjesën e parë dhe Lukaku në të dytën. Goli i belgut erdhi në momentin e përpjekjeve maksimale të Romës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *