• |
ide | kryesore

Tirana e Partizani në 180 minutat që ndajnë suksesin nga dështimi: kleçkat qendrojnë në ndeshjet brenda

-Instant, F1, Sport
Partizani



Tirana është në krye të renditjes me dy pikë diferencë nga Partizani dy ndeshje nga fundi dhe nuk ka kohë më për asnjë rrëshqitje këmbe. E parë në këtë këndvështrim të gjithë skenarët janë të hapur: Shehi që udhëheq anijen e tij drejt portit, të kuqtë që parakalojnë, ose edhe e mbyllin me pikë të barabarta, por janë njësoj fitues.

Me llogari të bëra, Tirana ka nevojë për dy fitore në dy ndeshjet e fundit për të shmangur surprizat e hidhura. Bardheblutë akoma në emergjencë lojtarësh, duhet të presin Bylis në 25 maj. Pastaj kryeqytetasit shkojnë të sfidojnë Erzenin në ndeshjen titull, katër ditë më pas. Dy kundërshtarë në zonën e rënies apo afër saj, por shkalla e vështirësisë qendron pikërisht aty. Ballshiotët me 9 lojtarë u barazuan nga Kukësi vetëm në minutën e 100’, sa për të treguar sa e vështirë është ndeshja me të besuarit e Shensoit që kërkojnë një mbijetesë in-extremis.

Por nëse Erzeni nuk shkon të fitojë në Kukës, gjë që Hallaci do të doja ta shmangë plotësisht, duhet t’i bëjë pikët me Tiranën. E kjo është arsyeja për ndeshje shumë të luftuara, në të cilat bardheblutë duhet të dalin me 6 pikë. Pikërisht kështu, sepse 4 nuk mjaftojnë, nëse Partizani del fitues në dy ndeshjet e tyre të fundit. Përplasjet direkte favorizojnë të kuqtë e Colellas, që me pikë të barabarta do të ngrinin trofeun.

Për ta bërë duhet të kalojnë në transfertë Kastriotin, që në një farë mënyre është ndeshja më e lehtë. Të fundit në renditje, por jo matematikisht të rënë, krutanët duket se e kanë pranuar verdiktin, por nuk do dalin nga fusha pa e provuar. Gjithësesi diferencat janë të mëdha, por jo aq sa kur në ndeshjen e fundit të kuqtë të presin në shtëpi Teutën. Durrsakët duan vendin e katërt që vlen Europën, janë një pikë pas Vllaznisë e një para Laçit, që në javën e parafundit luan me kuqeblutë. Cilido qoftë verdikti i fushës, diçka më pak nëse fitojnë shkodranët, Teuta duhet të provojë të kalojë Partizanin për të arritur objektivin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *